Receta e ditës/ Sallatë me rukola dhe proshutë

Përbërësit:

rukola
domate qershize
proshutë
kastravec
ullinj
misra të ëmbël (i gjeni në market në kavanoza)
djathë kaçkavall
kripë, vaj ulliri, uthull balsamike

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit i hedhim me radhë në një tas sallate dhe në fund i shtojmë pak kripë, vaj dhe uthullën balsamike. Është një sallatë shumë e shijshme dhe e thjeshtë.

Në fund shtojmë djathin kaçkavall, të cilin e presim me feta, duke u ndihmuar me qëruesen e patateve.