Ismet Ibishi: Është koha që FSK-ja të shndërrohet në FARK!

Nga Adem Lushaj – Deçan

Vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë së  në Ushtri, me padurim e presin edhe ish oficerët e forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), e që në popull njihet si ushtria e Republikës së Kosovës të presidentit dr. Ibrahim Rugova.

Oficerët të cilët ishin rreshtuar nën komandën e institucioneve të Republikës së Kosovës, të vijës institucionale të presidentit Rugova, në gusht të vitit 1991, në vendin e quajtur Stara Sushica të Kroacisë, me nënshkrimet e tyre, ishin betuar për formimin e ushtrisë së Kosovës. Ndër të parët që me nënshkrimet e tyre, ishin betuar si ushtar të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, ishin: Ismet Ibishi, Rrustem Berisha, Afrim Beka, Skënder Hasangjekaj, Agim Qelaj, të pasuar nga dhjetëra e dhjetëra oficer tjerë nga Sllovenia, Kroacia, Austria, Gjermania, Zvicra, sikurse që ishin edhe nga Amerika e largët.

Transformimin e FSK-së në Ushtri, me padurim e pret edhe Ismet Ibishi, oficeri i parë që ishte betuar si ushtarak e Ushtrisë së Kosovës (01/91), sipas të cilit ishin 20 vite kontribut dhe  pritje për njohje ndërkombëtare të ushtrisë më të re në botë.

Ibishi, ka treguar se pas betimit si ushtarak të FARK-ut, aktivitetet ushtarake nuk kishin pushuar, ngase pa ndashëm ishte punuar në trajnimin dhe shkollimin e ish ushtarëve të APJ-së të çdo dit cilët braktisnin ushtrinë jugosllave.

Numri i shqiptarëve që iu bashkonin radhëve tona, vazhdimisht shtoheshin, të cilët me ndihmën edhe të aktivistëve shqiptar në Slloveni dhe Kroaci, i strehonim dhe sistemonim, si pjesëtar të ushtrisë së Kosovës. më duhet të përmend disa nga aktivistët dhe shoqatat që bën të pamundurën në formim të ushtrisë sonë, e që ishin: Naim Maloku me shoqatën “Migjeni” në Lubjanë; Tom Marku me shoqatën shqiptare në Rijekë; Martin Berisha dhe Besim Hajdari në Postojnë…dhjetëra e qindra aktivist tjerë.

Gjithnjë sipas oficerit të FARK-ut Ismet Ibishi, në Kroaci, saktësisht në kështjellën e Stara Sushicës, kishte filluar shkollimi i kandidatëve të parë për nënoficer, sipas një plan-programi të NATO-s, për udhëheqjen e luftës në vijën e parë. Ligjëratat dhe ushtrimet i mbanim ne oficerët, sipas gjinisë ushtarake që i takonim.

“Unë ligjëroja për Aviacionin dhe mbrojtjen kundër Ajrore, Rrustem Berisha ligjëronte për sulmin dhe mbrojtjes e këmbësorisë, Skënder Hasangjekaj për doktrinën ushtarake te forcave tokësore, ndërsa Afrim Beka për çështjet logjistike dhe punët administrative”, ka treguar Ibishi sipas të cilit është e pamundshëm të përshkruhet morali, përkushtimi dhe gatishmëria i oficerëve dhe aktivistëve shqiptar,  të cilët nuk kursenin asgjë për çlirimin e Kosovës.

“Pas formimit të Ministrisë së Mbrojtjes në krye të së cilës ishte, koloneli Ahmet Krasniqi, morëm rrugën për në veri të Shqipërisë, përkatësisht në fshatin Viqidol, e me vonë në Papaj, ku për herë të parë u formuan formacionet e Brigadave 131, 133, 134, duke bërë që doktrina ushtarake guerile, të kalon në atë frontale, në atë të Brigadave”, kë nënvizuar Ibishi, për të cilin, kolonel Ahmet Krasniqi dhe kolonel Tahir Zemaj, ishin oficerët që mund të zbatonin një doktrinë të tillë, ngase kishin përgatitjet profesionale të nivelit të oficerëve më të lartë të NATO-së.

Pra, nga ajo kohë ndryshon doktrina e luftës, nga ajo guerile në atë ushtarake, gjë që dha edhe efektin e duhur në betejat që u zhvilluan, në Loxhë dhe Koshare. Në fund, oficeri i karrierës, ish zëvendës ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, thotë se nuk mund të përshkruhen emocionet, ngase po vjen dita, edhe ndërkombëtarisht te kemi ushtrinë tonë të pranueshme. 

p. s. Foto e kështjellës së Stara Sushicës, vendi ku ishte bërë betimi i oficerëve të parë të ushtrisë së Republikës së Kosovës në vitin 1991, sikurse që ishte organizuar trajnimi dhe shkollimi i nënoficerëve sipas plan programit të NATO-s