UEFA ka publikuar listën me 50 futbollistët që do të votohen nga tifozët për ‘Ekipin më të mirë të vitit 2018’, të cilët prezantojnë 14 klube dhe 20 shtete.
Editorët e korrespodentët kanë bërë zgjidhjet e tyre duke u bazuar në paraqitjet ditore dhe ndërkombëtare të futbollistëve.
Ekipi me më shumë lojtarë është Real Madridi me nëntë sosh, i ndjekur nga Barcelona me shtatë dhe Atletico Madridi e Liverpooli me nga gjashtë.
Shteti që ka më shumë lojtarë është kampioni i Botës, Franca me dhjetë, i ndjekur nga Spanja me gjashtë dhe Brazili me pesë.
Lojtari më i vjetër i nominuar për në ekipin e vitit është mbrojtësi italian i Juventusit, Giorgio Chiellini, me 34 vjet.
Lojtari më i gjatë është mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly me 1.95cm, ndërsa më i shkurti mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante me 1.69cm.
Futbollisti më i ri i nominuar është adoleshenti francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, vetëm 19 vjeç.
Të gjithë 50 futbollistë e nominuar kanë së bashku plot 1389 vjet, ndërsa mesatarja e tyre është 27.78 vjet.
Portierët: Alisson Becker, Hugo Lloris, Keylor Navas, Jan Oblak, Marc-Andre Ter Stegen.
Mbrojtësit: Marcelo, Giorgio Chiellini, Jose Gimenez, Diego Godin, Theo Herandez, Jordi Alba, Joshua Kimmich, Kalidou Koulibaly, Kostas Manolas, Gerard Pique, Sergio Ramos, Raphael Varane, John Stones, Samuel Umtiti, Virgil Van Dijk.
Mesfushorët: Luka Modric, N’Golo Kante, Eden Hazard, Kevin de Bruyne, James Milner, Casemiro, Toni Kroos, Ivan Rakitic, Paul Pogba, Dimitri Payet, David Silva, Miralem Pjanic, Saul Niguez, Isco, Florent Thauvin.
Sulmuesit: Antoine Griezmann, Lionel Messi, Paolo Dybala, Mohamed Salah, Kylian Mbappe, Harry Kane, Neymar, Cristiano Ronaldo, Roberto Firmino, Sadio Mane, Edin Dzeko, Gareth Bale, Edinson Cavani, Luis Suarez, Robert Lewandowski.