Shpresa për ndryshime qëndron tek shpirti i rinisë

Princ Leka II solidaritet ndaj zërit të rinisë studentore

Solidariteti ndaj zërit të rinisë studentore është një investim për të ardhmen tonë, pasi një komb kurrë nuk mund të përparojë pa një arsim të konsoliduar dhe me standarte të larta.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për më shumë dinjitet. Është e rëndësishme që shoqëria shqiptare të fitojë ndërgjegjen e duhur dhe të jetë më e motivuar për të përmirësuar konkretisht realitetin e këtij vendi në çdo sferë.

Çdo ndryshim vjen nga lëvizjet dhe promotor i lëvizjeve të mëdha gjithmonë ka qënë dhe është forca e rinisë.
Zëri i saj ka fuqinë të ndryshojë realitetin dhe të jetë në avangardë të progresit për një Shqipëri më të begatë, prandaj dhe shpresa për këto ndryshime qëndron tek shpirti i rinisë, i cili duhet përkrahur dhe mbështetur nga i gjithë populli, pavarësisht ideve dhe bindjeve politike.