Brooklyn NY: Komuniteti shqiptar mban protestë kundër qarqeve ultra nacionaliste greke në Amerikë

Nga: Beqir Sina – Brooklyn New York
 

Protestë kundër qarqeve ultra nacionaliste greke në AmerikëNjë organizate greke në Nju Jork, Federata Laconian (Spartans), ka ndërmend të nderoi atë sic e quan ajo “Heroin e rënë të Greqisë”, i njohur si Konstantinos Katsifas, i cili u vra më datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër, mbasi sipas Policise se Shtetit, ai ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Nesër( e Diel 9 Dhjetor) në një nga lagjet e dominuara nga të dy komunitetet – shqiptarët e grekërit – Bay Ridge në Brooklyn – NYC, nën organizimin e organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, në rrugën 4th Avenue në Bruklin, orën 3 pm ( pasdite) do të mbahet një protestë paqesore, që simbas njoftimeve thuhet se i janë bashkuar edhe veprimtar shqiptarë amerikan perfaqesues te shoqatave e organizatave te komunitetit.

Kjo protestë e cila është paralajmëruar të jet paqësore, ka si qëllim t’i kundërvihet një tubimi të një organizate greke në Nju Jork, Federata Laconian (Spartans) e cila ka ndërmend të nderoi atë sic e quan ajo “heroin e rënë të Greqisë”, i njohur si Konstantinos Katsifas.

Image
Kjo organizatë greke në Amerikë, e cila ngre edhe pretendime arkaike nacionaliste të grekërve, edhe me pretendime territoriale ndaj Shqiperis se jugut, duke e quajtur ate Vorio Epir, në njoftimin e saj të cilin e ka shpërndar në vende të dukshme në rrugët e kësaj lagje, dhe rrjetet sociale thotë se Konstantinos Katsifas, u vra se “ka luftuar si shumë prej helenëve të shtypur të pambrojtur për të ruajtur identitetin e tyre grek”.

Kreu i Rrënjve Shqiptare Marko Kepi, në Nju Jork, i tha gazetës tonë, se beson që Amerikano shqiptarët do të na bashkohen në një tubim paqësor për të denoncuar këtë kriminel sic e quan ai veprimin e Konstantinos Katsifas, i cili simbas raportit zyrtar të policisë së “Policia e Shtetit” shqiptar pohon se terroristi është vrarë pasi ka qëlluar drejt policisë.

Ai tha se: “Kjo nuk duhet të ndodhë në shekullin 21 dhe veçanërisht në Amerikë. Federata e Shoqërive Lokonike duhet të organizojë një ngjarje që nderon gratë dhe fëmijët e pafajshëm të vrarë nga qarqet e ndryshme ekstremiste greke, të njohura si anti shqiptare që po vrasin cdo ditë nga një shqiptar, por që kan kryer sic dihet dhe një genocid kundër popullit të pafajshëm shqiptar të Çamërisë dhe jo të mblidhen në Amerikë vendin kampion të liririsë e demokracisë të nderojnë këtë kriminel i cili ka qëlluar kundër policisë sonë duke vënë në rrezik edhe jetën e forcave të ruajtjes së rendit”.

Image
Organizata “Federata Laconian (Spartans)” me President Tomoleon Kakouros dhe Grammaticus Ioannis Koutalis (Drejtor i Komunikimit), e cila ka ndërmend të nderoi atë sic e quan ajo “heroin e rënë të Greqisë”, i njohur si Konstantinos Katsifas, në uebsajtin e saj në rrjetin social Facebook, ka bërë një shkrim me titull : “Një prezantim sinoptik i jetës dhe vdekjes së Konstantinos Katsifas”, duke e quajtuar atë “ Hero për helenizmin e Epirit të Veriut” – “”Krimi i madh” i tij ishte dashuria e tij për vazhdimin e helenizmit dhe ngritjen e flamurit grek më 28 tetor 1940, përvjetori kombëtar grek OXI”, shkruajnë ata.