Pse jam kundёr konceptit tё Qoses pёr shkёmbim territoresh?

Nga dr. Islam LAUKA

Kёto ditё, akademiku Rexhep Qosja botoi shkrimin, “Jam pro shkёmbimit tё territoreve me Serbinё, kundёr ndarjes”. Nuk ёshtё hera e parё qё ai shkruan rreth kёsaj ҁёshtjeje. Ka, rreth 30 vjet, qё e trajton si ide, por tani ai e paraqiti atё si njё koncept tё pёrpunuar.

Midis mbёshtetёsve tё tezёs sё shkёmbimit tё territoreve, Qosja ofron konceptin mё tё qartё dhe me tё guximshёm. Ёshtё mё i qarti, sepse ai nuk bёn lojёra fjalёsh, si Presidenti Thaҁi, “korrigjim kufijsh”, “korrigjim i lehtё”, “demarkim”, “definim”, etj por pёrdor termin konkret, “shkёmbim territoresh”, midis Kosovёs dhe Serbisё. Ёshtё mё i guximshmi, sepse e pranon hapur qё bashkimi i Luginёs sё Preshevёs me Kosovёn “mund tё realizohet vetёm duke iu dhёnё Serbisё pjesёt e veriut tё Kosovёs me shumicё serbe”.

Duke pranuar shkёmbimin e territoreve, Qosja pёrpiqet tё argumentojё se ёshtё, kategorikisht, kundёr ndarjes sё Kosovёs, tё cilёn ai e konsideron njё tezё tё vjetёr serbe.
Me tё drejtё, akademik Qosja distancohet nga politika dhe diplomacia e tanishme e Kosovёs, e cila, sipas tij, ёshtё e pamenduar, diletante, dogmatike, qё flet me kategori folklorike e romantike, qё nuk njeh as gjёnё mё elementare – jetёshkrimin e bashkёbiseduesve dhe, pёr mё keq, takimet me palёn serbe i quan dialog (shkёmbim i lirё mendimesh, pa pretenduar tё arrihet njё pёrfundim), kur, nё tё vёrtetё, ato janё bisedime dhe, jo dosido, por shumё tё vёshtira dhe serioze.

Qosja kritikon ashpёr ata qё pёrpiqen tё mashtrojnё opinionin vendor “pёr suskeset e tyre tё sotme e tё ardhshme”, pёr gjoja, sigurinё e anёtarёsimit tё Kosovёs nё OKB, nё rast tё arritjes sё marrёveshjes me Serbinё. Nё shёnjestёr tё tij, nё radhё tё parё, ёshtё Kryetari i shtetit, Hashim Thaҁi, tё cilin, Rexhep Qosja nuk e ka kursyer as nё shkrimet e tij tё mёparshme, duke e quajtur despot dhe pjesё tё “juntёs sё sotme politike tё Kosovёs”.

Pavarёsisht kritikave, qasja e akademikut Qosja, pёr shkёrmbimin e territoreve me Serbinё, nё disa elementё thelbёsorё, ёshtё e ngjashme, apo e njёjtё me atё tё Presidentit Thaҁi, me tё cilёn unё nuk jam pajtuar dhe qёndrimin tim kundёr e kam bёrё publik nё njё numёr shkrimesh. Kundёrshtimi im ka tё bёjё me idetё dhe konceptet, jo me bartёsit e tyre, si individё. Gjithashtu, nuk jam, apriori, kundёr ҁdo shkёmbimi territorial. Kjo ёshtё njё dukuri e njohur nё marrёdhёniet ndёrkombёtare, qё, nё varёsi tё rrethanave a interesave, ka ndodhur e mund tё ndodhё edhe nё tё ardhmen.

Atёherё pse jam kundёr konceptit tё Qoses pёr shkёmbimin e territoreve midis Kosovёs dhe Serbisё?

Sё pari, mendoj se ёshtё lajthitje strategjike futja nё rend tё ditёs e shkёmbimit tё territoreve midis Kosovёs dhe Serbisё, pa u pёrmbyllur subjektiviteti ndёrkombёtar i Kosovёs. Thaҁi mendon se ky ёshtё ҁelёsi magjik qё i hap rrugё njohjes sё Kosovёs nga Serbia dhe anёtarёsimit tё saj nё OKB, BE dhe NATO. Qosja ёshtё mё i rezervuar, por, gjithsesi, thekson se mund tё shpresohet qё shkёmbimi i territoreve “sjell paqe midis kёtyre dy shteteve dhe popujve, paqe tё pёrtashme dhe historike”.
Si rregull, pёr ҁёshtje territoriale diskutojnё shtetet me subjektivitet tё plotё ndёrkombёtar. Serbia e gёzon kёtё atribut, Kosova jo. Qё kёtu fillon pabarazia dhe diskriminimi nё procesin e bisedimeve pёr kёtё ҁёshtje kaq tё ndёrlikuar. Serbia ulet nё tavolinё me mentalitetin e shtetit qё bisedon me krahinёn e vet, tё qendrёs, qё bisedon me periferinё, jo pёr kufij shtetёrorё, por pёr rregullim tё atyre administrativё, siҁ ka bёrё Beogradi, mё se njё herё, qё nga pushtimi i Kosovёs mё 1912. Veҁ kёsaj, futja nё rend tё ditёs e ndryshimit tё kufijve, sjell pёshtjellim tё madh, brenda e jashtё vendit, tё cilin Serbia do ta shfrytёzojё pёr ta paraqitur si tё vёrtetё tezёn e saj tё njohur qё ҁёshtja e Kosovёs ёshtё e pazgjidhur, duke sjellё si argument faktin qё me tezёn e shkёmbimeve territoriale, edhe shqiptarёt i janё bashkuar qёndrimit serb.

Që bisedimet për këtë ҁështje madhore të jenë të barabarta dhe të mos krijojnë asnjë pështjellim, duhet qё, fillimisht, Serbia ta njohё Kosovёn si shtet tё pavarur e sovran dhe kjo e fundit tё anёtarёsohet nё OKB. Që të sendërtohet njohja e Kosovës nga Beogradi, nuk ka rrugë tjetër, veҁ vazhdimit të bisedimeve shumëplanëshe me Serbinë, forcimit të shtetësisë së Kosovës në të gjitha hallkat dhe nivelet dhe, ajo që ka rëndësi kritike, shfrytëzimit më të mënҁur të kushtit të Brukselit të vënë ndaj Beogradit për nënshkrimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Kosovën, juridikisht të detyrueshme, para anëtarësimit në BE.

Sё dyti, nuk jam dakord me kohёn e zgjedhur pёr tё biseduar me Serbinё pёr ҁёshtje territoriale. ThaҁI flet pёr “momentum” tё favorshёm, i bindur se, duke zёvendёsuar fjalёt qё pёrdor shqipja, “ҁast” ose “moment”, me njё term latin, duket mё i ditur dhe mё nё modё. Qosja, ndёrkaq, konsideron se, pёr brezin tonё ёshtё shfaqur njё gjasё e papritur qё, nёpёrmjet shkёmbimit tё territoreve, tё arrijmё njё zgjidhje, jo tё pёrkohshme, me arnime, por tё pёrhershme, historike. “Momentumin” e tij, Presidenti e lidh me “gatishmёrinё” e Vuҁiҁit pёr tё normalizuar marrёdhёniet me Kosovёn, gjё qё, sipas tij, i ka munguar Beogradit nё Rambuje, (1999) dhe nё bisedimet pёr statusin (2005-2007).
Nё gjykimin tim, tani ёshtё momenti mё i papёrshtatshёm qё Kosova tё diskutojё ҁёshtjet territoriale me Serbinё. Pse? Sepse, aktualisht, Sebria ёshtё nё avantazh politik, diplomatik dhe psikologjik nё krahasim me Kosovёn. Dёshtimi ynё ne UNESCO, nё Interpol dhe fillimi i tёrheqjes sё njohjeve tё Kosovёs janё dёshmi tё mjaftueshme pёr Prishtinёn dhe Beogradin qё tё kuptojnё se nё favor tё kujt po fryn era. Nё plan individual, mundet qё “momentumi” ёshtё nё favor tё Thaҁit, pёr arsye qё ai i di vet mё mirё, por kurrsesi, nё interes tё Kosovёs e popullit tё saj. A mund tё quhet racionale politika qё nё momentim mё tё favorshёm pёr kundёrshtarin shtron pёr diskutim ҁёshtje kaq serioze, si ato territoriale?

As “shprehjet mirёkuptuese” tё figurave tё larta tё administratёs amerikane dhe tё disa vendeve tё BE-sё pёr tё cilat flet Qosja, nuk janё tё mjaftueshme, as tё sigurta, pёr tё nxjerrё pёrfundimin se na ёshtё krijuar mundёsia qё, nёpёrmjet shkёmbimeve territoraile me Serbinё, tё arrijmё njё zgjidhje historike me tё. Sepse, krahas “shprehjeve mirёkuptuese” ka edhe shumё tё tjera “moskuptuese”, nga aktorё tё tillё ndёrkombёtarё, si Gjermania dhe Britania e Madhe. Ajo qё mund tё thuhet me bindje tё plotё tani, ёshtё qё komuniteti ndёrkombёtar ёshtё i pёrҁarё dhe nuk ka njё qёndrim unik ashtu si pёr shumё ҁёshtje tё tjera globale e rajonale, as pёr shkёmbimin e territoreve midis Kosovёs dhe Serbisё. Nё qoftё se, si garanci pёr mbёshtetjen e kёtij koncepti, merret komenti i Kёshilltarit tё Sigurisё Kombёtare tё Presidentit amerikan, Xhon Bolton, sipas tё cilit, nё bisedimet Kosovё – Serbi, nuk pёrjashtohen ndryshimet territoriale, atёherё ka rrezik qё Rexhep Qosja dhe ithtarёt e tij tё zhgёnjehen keq. Ata duhet ta dinё qё ky nuk ёshtё qёndrimi zyrtar i SHBA, por vetёm mendimi i njё pёrfaqёsuesi tё administratёs, i dhёnё nё njё konferencё shtypi nё Kiev, mё 24 gusht 2018, nё pёrgjigje tё pyetjes sё njё gazetari, se si e vlerёson ai idenё e shkёmbimit tё territoreve midis Kosovёs e Serbisё. Qё atёherё, ai nuk e ka pёrmendur mё kёtё ide, ta paktёn publikisht dhe, siҁ njofton “Zёri i Amerikёs”, as nё takimin e fundit qё ai zhvilloi me Presidentin ThaҁI, nё Shtёpinё e Bardhё, me 27 nёntor 2018.
Boltoni dhe Trampi janё nё kёrkim tё aleatёve pёr t’iu kundёvёnё Kinёs rivale. Nё skemat e tyre gjeostrategjike, duket se ёshtё llogaritur edhe Presidenti rus V.Putini, i cili, mund t’u bashkohet ose jo, nё varёsi tё interesave tё Rusisё, si fuqi e madhe. Por, nёse u pёrgjigjet pozitivisht, kёtё nuk do ta bёjё pa njё shpёrblim tё majmё, nё njё zonё me interes gjeostrategjik pёr Moskёn, siҁ mund tё jetё Ballkani. Nё njё zhvillim tё tillё, Kosova duhet tё jetё e pёrgatitur pёr lajme jo tё mira. Jo bashkёpunimi me Rusinё, por kundёrshtimi i saj i vendosur sollёn ndёrhyrjen e NATO-s nё Jugosllavi, nё vitin 1999 dhe shpalljen e pavarёsisё sё Kosovёs, me 2008.

Sё treti, Qosja, natyrisht nuk bie nё folkorizmin politik tё Thaҁit, prapa tё cilit, nё tё vёrtetё, fshihet mashtrimi pёr, gjoja, bashkёngjitjen e Luginёs sё Preshevёs me Kosovёn, pa i dhёnё Serbisё asgjё, nё kёmbim. Por kur profesor Qosja pohon se zgjidhja e marrёdhёnieve tё Kosovёs me Serbinё vjen si rezultat i shkёmbimit tё “Veriut tё Mitrovicёs, natyrisht, pa objektet vitale pёr zhvillimin e Kosovёs, me Luginёn e Preshevёs”, e pakta qё mund tё thuhet ёshtё se kemi tё bёjmё me naivitet ta skajshёm gjeopolitik dhe historik.

Naiviteti gjeopolitik qёndron nё mosnjohjen apo injorimin e sё vёrtetёs qё Serbia e kёrkon Veriun e Kosovёs, pikёrisht, pёr “objektet vitale pёr zhvillim”, siҁ janё pasuritё e tij tё shumta, nёntokёsore e mbitokёsore, si dhe pozita e tij gjeostrategjike e veҁantё, me vargmalet e Kopaonikut dhe majёn Pantiҁ. Naiviteti historik qёndron nё nёnvlerёsimin e sё vёrtetёs historike, tё cilёn Qosja e njeh shumё mirё, qё, interesat gjeoekonomike tё fuqive tё huaja, pёrfshirё Serbinё, kanё qenё dhe mbeten tё drejtuara nga pasuritё e Veriut tё Kosovёs. Gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore, Gjermania naziste, jo mё kot, e mbajti pёr vetё kёtё zonё; gjatё sundimit tё saj tё gjatё nё Kosovё, Serbia, jo mё kot, e pati pёrqёndruar industrinё e saj nxjerrёsё e pasuruese tё mineraleve nё Veri. Qosja e ka pёrjetuar politikёn, “Trepҁa prodhon, Beogradi ndёrton”, tё cilёn Vuҁiҁi kёrkon ta riaktivizojё sot. Shkurt, e vёrteta e thjeshtё ёshtё qё Serbisё nuk i interesojnё fare serbёt qё e popullojnё kёtё rajon, por pasuritё e tij.
Po aq naive dhe e pabazё ёshtё ideja se Serbia mund ta japё Luginёn e Preshevёs, me rёndёsi gjeostrategjike kritike pёr tё, nё shkёmbim tё veriut. Beogradi, nё masё tё madhe, e kontrollon Veriun dhe, nёpёmjet Listёs Serbe, ndikon, jo pak, edhe nё vendimmarrjen e Prishtinёs zyrtare. Ҫfarё ndikimi ka Kosova nё Luginёn e Preshevёs qё tё mund ta detyrojё Serbinё tё pranojё “bashkёngjitjen” e saj me Kosovёn? Pёrgjigja ёshtё e qartё, asnjё ndikim. E vetmja ujdi qё Vuҁiҁi, mbase, ёshtё gati tё bёjё, ёshtё qё pas pёrfshirjes sё veriut nё pёrbёrje tё Serbisё, nё kёmbim, tё njohё njё Kosovё tё cunguar, tё zhveshur nga pasuritё e veta dhe nga kufijtё mbrojtёs natyrorё.

Sё katёrti, Qosja me tё drejtё argumenton se shkёmbimi i territoreve ёshtё ҁёshtje shumё e rёndёsishme politike, shtetёrore dhe kombёtare. Qё do tё thotё sё pёr trajtimin e saj duhet njё konsensus minimal, nё nivel shtetёror e kombёtar, i cili nё rastin konkret, mungon. Faktorёt politikё vendimmarrёs nё Kosovё, pozita, opozita dhe opinioni publik janё tё pёrҁarё. As Shqipёria nuk ёshtё unike nё qёndrimet e saj. Njё pёrҁarje e kёtyre pёrmasave, nё nivel kombёtar e shtetёror, nuk ka ekzistuar mё parё. Atё e shkaktoi pikёrisht ideja e ndryshimit tё kufijve dhe bartёsi i saj kryesor – Presidenti i Kosovёs, Hashim Thaҁi, ai qё ruajtjen edhe forcimin e unitetit tё popullit e ka nё tagrin e vet kushtetues.

Nё kuptim figurativ “gjarpri” i shtёpisё, “ora” e saj, qё e mbron atё prej tё ligave e tё kёqijave, ёshtё kthyer nё kёrcёnim real pёr interesat jetike tё Kosovёs. Pasi e tjetёrsoi Ҫakorrin nё Mal tё Zi, tё njёjtёn teknologji, Thaҁi po kёrkon ta zbatojё edhe me Serbinё: nёnshkrimin e marrёveshjes me Beogradin, pёr kalimin e Veriut nё Serbi, paraqitjen e saj pёr ratifikim nё Kuvend dhe, nё rast tё refuzimit, dyndja e komisionerёve tё Brukselit pёr tё ushtruar presion me pseudoargumente: votojeni, sepse e ka firmosur Presidenti juaj; shteti kosovar duhet tё jetё serioz e i pёrgjegjshёm nё zbatimin e angazhimeve ndёrkombёtare; moszbatimi do tё dёmtojё procein e integrimit europian tё Kosovёs; ratifikimi i hap rrugё njohjes sё Kosovёs, integrimit, anёtarёsimit…Ashtu, siҁ ndodhi me Marrёveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Sot Ҫakorri, Belluha, Kulla e Zhlepit kalё kaluar, pёrfundimisht, nё pёrbёrje tё fqinjit tonё veriperёndimor. Ku mbetёn premtimet e kryeteknologut Thaҁi dhe tё komisionerёve europianё pёr liberalizimin e menjёhershёm tё vizave, pas ratifikimit tё demarkacionit? Afati mё i afёrt qё u dha, kёto ditё, nga komisioneri Han, ёshtё viti 2020.

Zemёrimi popullor ёshtё i ligjshёm. Besimi ndaj institucioneve shtetёrore ёshtё goditur keq. Shpresat e qytetarёve pёr njё jetё mё tё mirё e mё dinjitoze nё atdheun e tyre janё venitur. Me njё shoqёri tё pёrҁarё dhe tё zhgёnjyer, me institucione shtetёrore tё dobёta dhe qё nuk gёzojnё besimin e qytetarёvё tё vet, mё udhёheqёs politikё pa kredibilitet dhe dyshues ndaj njёri tjetrit, hapja e ҁёshtjeve territoriale me Serbinё, nё gjykimin tim, do tё ishte vetёvrasje politike.

Sё fundi, Rexhep Qosja pёrpiqet tё argumentojё se shkёmbimi i territoreve me Serbinё, “do ta bёnte mё tё madhe se ҁ’ёshtё sot mundёsinё politike, kombёtare e ndёrkombёtare, pёr zgjidhjen pёrfundimtare, historike, tё ҁёshtjes sё Kosovёs: pёr bashkimin e Kosovёs mё Shqipёrinё”.
Ashtu si Qosja, edhe unё besoj nё kauzёn e drejtё dhe tё pashmangshme tё bashkimit kombёtar. Por, ndryshe nga ai, unё nuk e shoh realizimin e saj nёpёrmjet shkёmbimeve territoriale me Serbinё, sidomos, nё rrethanat aktuale, krejtёsisht tё pafavorshme pёr ne. Pёr mё tepёr, sipas meje, ёshtё e dёmshme tё flitet pёr bashkim kombёtar, para se Kosova tё anёtarёsohet nё OKB. Pёr bashkim, ndarje a ҁёshtje tё tjera strategjike, flasin shtetet e pavarura dhe sovrane, pra subjektet e barabarta,