Receta e ditës/ Supë me spinaq, makarona dhe fasule

Përbërësit:

1 filxhan fasule të bardha të thata
2 lugë vaj ulliri
2 qepë të mesme
2 karrota të mëdha
1 tufë e vogël spinaqi
1 lt lëng supe
2 thelpinj hudhre të grirë
2 domate të mesme të qëruara
2 lugë gjelle borzilok i freskët ose 1 lugë caji borzilok i thatë
3/4 filxhan me pastë në formë tubi
1 lugë çaji me kripë
1/2 lugë çaji piper i bardhë
1/4 filxhan majdanoz
djathë parmixhan

Përgatitja:

Fillimisht fasulet i mbulojmë me ujë dhe i japim një valë për 2 minuta, pastaj i mbulojmë përsëri me ujë dhe i lëmë të qëndrojnë për 1 orë derisa të fryhen.

Në një enë ngrohim vajin me temperaturë të mesme, hedhim qepët dhe më pas lëngun e pulës. Shtojmë karrotat, hudhrat, fasulet, domatet dhe borzilokun dhe i ziejmë për rreth 30 minuta e mbulojmë enën pjesërisht. Ndërkohë, ziejmë dhe pastën.

Marrim të gjitha perimet e ziera dhe i bëjmë ato pure. Hedhim purenë në enë dhe shtojmë spinaqin e larë e të prerë hollë dhe pastën e zier në temperaturë të mesme. I lëmë vetëm rreth 5 minuta, pastaj shtojmë kripë, piper dhe 2 lugë me majdanoz.

Kjo supë është gati dhe e shërbejmë me djathin parmixhan.