Mesazhi i Dua Lipës për shqiptarët: Pa përkrahjen e juaj, nuk do të isha këtu ku jam sot

Dua Lipa javën e kaluar ishte e ftuar speciale në koncertin që u mbajt në Romë për nderë të ditëlindjes së Skënderbeut.

Bashkë me të ishin edhe shumë emra të njohur shqiptarë dhe padyshim që nuk munguan edhe disa mesazhe të Duas për shqiptarët.

Gazetari Drini Zeqo e mori Duan në një intervistë të shkurtër gjatë atij eventi në Romë, ku këngëtarja foli për ndjenjën e të qenit pjesë e një eventi të tillë.

“Shumë mirë, një moment shumë i veçantë edhe shumë ndjehem mirë që jam sot këtu jam shumë krenare që marr pjesë në një event të tillë”, tha Dua.

 

 

Ndërsa mesazhi i saj për shqiptarët ishte “Ju dua shumë, pa mbështetjen e juaj nuk do të isha këtu ku jam sot. Faleminderit shumë”.