Receta e ditës/ Presh me proshutë dhe djathë

Përbërësit:

1 kg presh (4 të mëdhenj)

250 ml qumësht

1 pako pure patatesh

300 gr kaçkavall i butë

8 feta proshutë

yndyrë për tavën

majdanoz

piper

 

Përgatitja:

Pastroni preshin dhe priteni tërthorazi. Vendoseni në një enë dhe mbulojeni me ujë të valuar me kripë dhe lëreni 12-15 minuta. Ziejeni 1/2 ujë me 1 lugë kafe kripë, dhe shtoni purenë e patateve dhe qumështin, trazojeni për 1 minutë derisa pureja të jetë gati, spërkateni me arrë moskat, trazojeni përsëri dhe hiqeni nga zjarri.

Hiqni preshin nga uji, thajeni dhe lëreni të ftohen. Pastaj secilin prej tyre mbështilleni me një fetë djathi dhe një fetë proshutë. Purenë e patateve hidheni në një tavë të lyer me yndyrë dhe sipër saj vendosni preshin. Piqeni në furrën e ngrohur më parë në 200’C për 15-20 minuta.

Kur ta nxirrni nga furra spërkateni preshin me majdanozin e grirë hollë dhe me piper.