Kështu qenka o ti Gruevski dhe ti Mijallkov!

Nga Artin SPAHIU

Ju deshit të shkatërroni vetëm BDI-në! Ju krijuat forca politike, dhe jo pak, gati për çdo vit nga një si fraksione, lëvizje brenda partishë….vetëm e vetëm për ta zbeh fuqinë e ish ushtarëve të UÇK-së; ju kishit “veren do smrt” shqiptarë nga të gjithë partitë; financuat mediume; ju përdorët miqtë tuaj shqiptarë, ose më mirë me thënë përmes miqve tuaj shqiptarë krijuat dhe financuat media, u hiqnit gjoba mediave dhe i orkestronit kundër BDI-së; ju deshit ta shkatërroni BDI duke stimuluar pakënaqësi shqiptare përmes burgosjeve të shqiptarëve të pafajshëm; ju organizonit grupe të armatosura shqiptare, siç ishte ai në Kumanovë, për të vepruar kundër ish komandantit të tyre, vetëm e vet që BDI të humb besimin në masë; ju për 10 vite u sollët me arrogancë ndaj shqiptarëve, që si përfaqësuese e shqiptarëve, BDI të humb përkrahjen; ju inçizuat, pse jo. edhe shantazhuat edhe kuadro të korruptuar të BDI-së, që ato të punojnë për ju e për të humbur autoritetin e BDI-së, e për këtë ka shembuj mjaft; …ju nuk latë gjë pa bë kundër BDI-së dhe Ali ahmetit.

Por ja ku jeni tani Ju dhe ku është Ali Ahmeti dhe BDI.
E gjithë kjo është shembull edhe për të tjerët që mund ta luajnë lojën tuaj në forma të ndryshme, pasi e drejta vonon, por kurrë nuk harron!