Receta e ditës/ Kinoa me kungullesha dhe patëllxhan

Përbërësit:

– 1 patëllxhan,
– 1 kungulleshë,
– 2 domate të vogla,
– 3 qepë të reja,
– 2 speca të kuq,
– 1 filxhan kinoa,
– 1 filxhan majdanoz,
– hudhra pluhur,
– borzilok,
– kripë,
– vaj.

Përgatitja:

Patëllxhanin dhe kungulleshat qërojini dhe pritini në kube. Specat dhe qepën grijini imët dhe fërgojini në vaj të nxehur.

Shtoni patëllxhanin dhe kungulleshat. Kur të fërgohen, hidhni 2 -3 filxhanë ujë. Kur uji të vlojë, shtoni hudhrën pluhur dhe kripën.

Kur perimet të zbuten, shtoni kinoan e pastruar.

Domaten kullojeni dhe shtojeni në të.

Lëreni që edhe pak të zihen, disa minuta.