Diaspora skivjanase ndihmon Skivjanin

Qendra e Mjekësisë Familjare në Skivjan, dhe jo vetëm, është përfituese e kontributit të bashkëfshatarëve të tyre në mërgim, që përmes shoqatës së tyre kanë bërë paisjen me tre shtretër për nevojat e këtij institucioni shëndetësor si dhe aparaturë për oksigjen.

Duke qenë se deri më tani kjo qendër ka patur vetëm dy shtretër dhe se frekuentimi është goxha në numër të lartë, ku njiherit pacientëve u ofrohen edhe shërbime me infuzione, kjo ndihmesë në shumë prej tetëmbëdhjetë mijë franga zvicerane është mëse e mirëseardhur për ofrime sa më efikase shëndetësore.

Në dorëzimin e këtyre ndihmave që janë bërë nga Avni Nezaj, nënkryetar i shoqatës “Skivjani”, kanë prezentuar edhe menaxhues të QKMF-së, përfaqësues të tjerë institucional si dhe të pranishëm të tjerë. Por, Skivjani, konkretisht SHFMU “Ukshin Miftari” ka përfituar edhe tri palë fanela sportive në sasi prej nga shtatëmbëdhjetë sish, për nxënësit dhe nxënëset aktiv në sporte të ndryshme.

Për këtë ndihmë, Avni Nezaj shprehet falënderues ndaj klubit futbollistik ëintertur, konkretisht presidentit të këtij klubi, Philips Dux, që është shprehur i gatshëm dhe vullnetmirë.

Avni Nezaj thekson se ndihma ka pasur edhe në të shkuarën porse ato nuk do të mungojnë as në perspektivë, varësisht nga nevojat dhe mundësitë që do ti kenë në dispozicion, por që angazhimi nuk do të mungojë, andaj apelon edhe tek bashkëfshatarët e tij skivjanas që të jenë të gatshëm dhe të vullnetshëm për kontribut në mënyrë që Skivjani të urbanizohet ashtu siç edhe e meriton. Për ndihëm e ofruar, Fadil Selimaj, kryetar i Këshillit Lokal të Skivjanit është shprehur falënderues se po ndihmohen dy institucione, ajo shëndetësore si dhe arsimore. /Kastriot Shehdadi/