Bularati, Shqiponja dhe Zogu i Zi

Nga Bislim AHMETAJ

Puna e fundit që mund të bëhej për ndërtimin e mbi-nën-kalimin te projektuar tek “SHQIPONJA” ishte heqja e shpendit që ne shqiptaret e kemi vendosur në zemër të Flamurit, simbol që na bënë të ndihemi krenar kudo ku jemi dhe në cfarëdo pozite që të ndjehemi. Të gjithë do të jemi deshmitarë që do të duhen të paktën dy vite deri sa fotot e ekspozuara në rrethimim e rreth rrotullimit të Shqiponjës të presin gershërët e inagurimit me shumë gjasa jo nga kthetrat e Ramës, por pa pikë vlere dhe rëndësie për këtë opinion se cfarë duarsh apo gërshërësh do ta presin atë shirit. Të gjithë dakortësohemi që hyrja veriore e Tiranës edhe pse me katër korsi është e ngarkuar dhe kjo vjen për shkak të mungesës së infrastrukturës ndërlidhëse tek nyja lidhësë e unazës së pa përfunduar në asnjërin segment të saj. Pikërisht në vendin që 6 vite më parë në 100 vjetorin e Pavarësisë u shndërrua në njërin prej atraksioneve më të dashura dhe më sharmante për shqiptarët, simbolit tonë kombëtar, Shqiponjës Dy Krenare, dhuratës bujare të biznesmenit dhe filantropit të njohur shqiptarë nga Maqedonia, zotit Lazim Destani. I cili në përvjetorin shekullar të Pavarësisë së shtetit të shqiptarëve të ndarë padrejtësisht në 5 shtete ballkanike i dhuroj bujarisht Atdheut, shpendin dy krenësh, simbolin që u shfaq në Flamurin tonë Kombëtarë nga Prijësi ynë Gjergj Kasrioti Skendërbeu, vitin symbol të të cilit po shënon sot e gjithë këtë vit I gjithë kombi ynë. Aq ngjiti ky symbol monumental, sa s’kaluan gjashtë muaj nga vendosja e tij dhe u bë referenca më e përhapur për adresarin e munguar të Tiranës, ai hyri në fjalorin zhargon të gjithëkujtë, në forma dhe në trajta nga më të ndryshmet si: “Nga Shqiponja, djathtas”, “Më prit te Shqiponja”, “Ika nga Tirana, kalova Shqiponjën”, “ Mbrrita në Tiranë, jam tek Shqiponja”, “500 metra nga Shqiponja drejt”, “E sheh Shqiponjën”, “Jam ke Shqiponja”. Për hirë të përmirësimit të infrastrukturës së kryeqytetit s’ka asgjë të keqe të cvendoset ky monument krenarie në një vend tjetër, po kaq të dukshëm, në kohën që do të bëhet pengesë për vazhdimin dhe përfundimin e punimeve të mbi kalimit që nxituan ta printojnë në beze për të lajmëruar heqjen e simbolit të Shqiponjës.
Për mua tri janë arësyet e shënjuara të nxitimit të Edi ramës për heqjen e Shqiponjës akoma pa filluar asnjë punë për ndërtimin e “mbi-nën-kalimit të rreth-rrotullimit”:

E para, tri ditë më parë një grup prej më shumë se 1000 “para militarësh” grekë ( pasi pjesëmarrësit e tjerë nuk dua ti fus në të njëjtin emërtim) , me parulla fashiste në mënyrën më të turpshme dhe vulgare dhunuan një pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë, duke shkelur cdo ligj kombëtar, cdo konventë ndërkombëtare dhe cdo rregull etik të vendeve të Bashkimit Europian dhe më gjerë. Tirana zyrtare reagoj si një OJF periferike, zv/ministri i brendëshem i plotëfuqishmi kryeministrit, “gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Kadaresë “shpalli” disa përsona gjysëm non-grata. Dhe si për ti lëpirë të përjmerrat e veta edi rama akoma pa ju tharë pshtyma nga urdhri verbal që i dha Lleshit të tij për përsonat “non-grata” nxori dhe nxiti urdhërin verbal për heqjen e Shqiponjës nga rreth-rrotullimi me të njëjtin emër pa kurrfarë paralajmërimi, pa kurrfarë njoftimi, pa kurrfarë “degjese” si i pëlqen kajmekanit të tij të bashkisë së Tiranës ti shesë veprat e veta publike. Kjo ishte për t’ju thanë veprimeve të paprecedent të pjesëmarrësve në ceremoninë mortore të një qytetari me kombësi greke që e vrau policia ose nga mungesa e profesionalizmit në rastin më të keq ose për për interesa nacionaliste të ditës. Të cilat I interesojnë kryeministrit për të mbuluar traumat qeverisëse që s’ja falë askush vec një opozite apatike e udhehequr nga një njëri të cilin e ka futur në xhepin e djathtë të tij. Kryeministri me heqjen e Shqiponjës ju thotë qarqeve ultranacionaliste greke se unë jam një I cmendur që nuk pyes për simbolet kombëtare të vendit tim dhe po pyes për gangster lokal me uniform ushtarake greke që sulmojnë qytetarët dhe policinë e vendit tim.
Diabolikë deri në ekstazë.
Po të mos hantë dardha të papjekuara në njoftimin e tij në Tëitër ku shkruan se “Vulgariteti s’kishte hipur kurrë më me propotencë në një peidestal se në rastin e “Shqiponjës”, ndoshta askush s’do e kishte vënë re për disa ditë heqjen e shpendit symbol Shqiponjës në nyjën kryesore të hyrjes veriore të Tiranës, e cila u gjet e rrethuar me shpejtësi nga foto të printura të një plamni që mund të jetë në mendjën e ndonjë klienti të qeverisë. Por kjo dardhë e papjekur që hëngri Edi ishte pikërisht për të lëpirë qëndrimin përvers ndaj veprimeve antikushtetuese të organeve të rendit, të ushtrisë, ndaj veprave penale të kryera nga shetasit grekë që shkelën haptazi territorin, integritetin dhe simbolet kombëtare të një vendi sovran. Pra ai ju deklaroj ekstremisteve grekë, serbë dhe gjithë miqve të tij preversë me të cilët siguron pushtetin që unë kur nuk “p…dh” për simbolet e mia kombëtare kështu që jemi të mirëkuptuar për gjysëm masat e “Lleshit” tim, gjysëm minister I brendëshem, gjysëm “gjeneral i ushtrisë së vdekur” të Kadaresë.
Arësyeja e dytë është një protestë e nisur këtu e dhjetë ditë më parë nga banorët e zonës nga “Astiri” tek shtëpia e nënës shpirtërore të rilindjes, e veja e diktatorit, apo diktatorica. E cila sipas njerëzve që guxojnë e kanë informacione të thelluara thonë se ajo dhe trashëgimtarët e saj zotërojnë më shumë se njëqind apartamente dhe vila në Paris, Vjenë, Londër e Neë Jork , “Shtëpia muze” që do ti prishet ishte shtëpia e intervistave të përvjetorëve të diktatorit, e përvjetorëve të partisë, e përvjetorëve të “përsekutimit” të saj nga demokratura që po na sundon.
Ata protestuesit e vertetë që nuk i përcjell asnjë media si duket kanë zbuluar se pas projektit të “unazës së re” fshihet një aferë korruptive për ndërtimin e pallateve shumë katëshe në anën e djathtë të rrugës që vjen nga “astiri” dhe jo arësyeja e shpallur si kryesore, që është zgjerimi I saj pasi ky aks është mjaftueshëm I gjërë për të vazhduar punimet qoftë me urë, qofto sic janë.
Arësye e tretë duket krejtësisht vulgare. Po sa vulgar është kryeministri I vendit në sjelljet e tij me qytetarët e vendit të tij kjo arësye është krejtësisht e besueshme. Heqja e simbolit tonë kombëtarë mund të jetë një hakmarrje primitive ndaj një veprimi ndoshta po kaq primitive që ish kryeministri Sali Berisha bëri me prishjen e një barriere betoni tek “Zogu I Zi” në vigjilje të ardhjes së tij në krye të ekzekutivit në vjeshtën e vitit 2005.
Atë kohë për ata që kanë kujtesë nga disa veprimi i qeverisë së demokratëve u quajtë i drejtë, nga disa të tjerë arbitrarë dhe akt korruptiv në interes të qëndrës tregëtare në krahë të rreth-rrotullimit. Fakti që “kajmekani” i kryeministrit në Bashkinë e Tiranës thjeshtë e ringjalli rreth-rrotullimin e “Zogut të Zi” duke i shtuar një statujë impresionuese është tregues i miratimit të heshtur por ndoshta të pa miratuar nga shefi I tij. Në vitin 2005 rreth-rrotullimi i “Zogut të Zi” mori emrin Sheshi “Rilindja” për publikun naiv ndoshta pa e ditur se gjithë filozofia e qeverisjes që do të afronte zevëndësuesi i Berishës do të ngrihej mbi këtë slogan “Rilindim duke shkatërruar”
Njëlloj si slogani i Internacionales Komuniste “Mbi gërmadhat e botës së vjetër do ngremë botën e re”
Të tri arësyet që unë I përdora si argumente se pse u hoq shpendi symbol i shqiptarëve nga rreth-rrotullimi që mori emrin “TE SHQIPONJA” ndoshta nuk janë bindëse por sipas bimdjes time dicka do të rezultojë e vertetë: Do të kalojnë të paktën edhe dy vite dhe punimet për tu inaguruar punimet në mbi-nën-kalimin e hyrjes veriore të Tiranës nuk do të përfundojnë.
Ne nuk do të mund të jemi vend anëtarë I Bashkimit Europian edhe për faktin e thjeshtë se do na pengojë fqinji ynë jugor duke na përdorur si argument vrasjen e panevojshme nga policia e shtetit të drogës të një gangsteri të armatosur me origjinë greke.

Druaj dhe uroj të mos ndodhë edhe e treta, më e trishtuashmja ndër shqiptarë “Shteti fillon ditën që vi unë në pushtet”

13 Nentor 2018