Ballina Sport “Corriere Dello Sport” rendit 10 stadiumet europiane që janë mbushur më shumë...

“Corriere Dello Sport” rendit 10 stadiumet europiane që janë mbushur më shumë në një ndeshje të këtij edicioni

Futbolli luhet për tifozët. Këta të fundit me të drejtë konsiderohen “lojtari i 12-të” për një skuadër, në këtë sport. Dihet se çfarë shtyse përbën ky faktor shumë i rëndësishëm për lojtarët në fushë, sidomos në aspektin e karikimit. Në botë njihen tifozëritë më të zjarrta, janë evidentuar edhe ato më huliganet, por në këtë drejtim ka edhe një “përmasë” tjetër, që ka të bëjë me mbushjen e stadiumeve të skuadrës së tyre.

Pikërisht nga një këndvështrim i tillë, “Corriere Dello Sport” ka bërë renditjen e 10 stadiumeve europiane, që janë mbushur më shumë në një ndeshje të këtij edicioni. Ky klasifikim ka për bazë përqindjen e mbushjes, referuar raportit kapacitet të stadiumit dhe numër tifozësh të pranishëm. Ekziston vetëm një ekip italian në këtë “top 10”. Interi me “San Siro”.

10) STUTTGART (57.642 spektatorë – 60.449 kapaciteti – mbushja 95.4%)

9) SCHALKE 04 (58.491 spektatorë – 62.271 kapaciteti – mbushja 93.9%)

8) ARSENAL (59.809 spektatorë – 60.260 kapaciteti, 99.3% mbushja)

7) TOTTENHAM (61.222 spektatorë – 90.000 kapaciteti – 68% mbushja)

6) INTER (62.653 spektatorë – 80.018 kapaciteti – mbushja 78.3%)

5) REAL MADRID (65.263 spektatorë – 81.044 kapaciteti – mbushja 80.5%)

4) BAYERN MUNICH (74.167 spektatorë – 75.000 kapaciteti – mbushja 98.9%)

3) MANCHESTER UNITED (74.270 spektatorë – 75.643 kapaciteti – 98.2% mbushja)

2) BORUSSIA DORTMUND (75.947 spektatorë – 81.635 kapaciteti, mbushja 93%)

1) BARCELONA (77.506 spektatorë – 99.354 kapaciteti, mbushja 78%)