Mungesa e hekurit është mungesa ushqimore më e përhapur, ¼ e popullsisë së botës mbetet anemike

Kjo mangësi prek rreth 2 miliardë njerëz në botë. Edhe pse shkenca ka përparuar shumë dhe informacioni është i arritshëm, ¼ e popullsisë së botës mbetet anemike, gjysma prej të cilëve e pësojnë si pasojë e mungesës së hekurit në ushqim. Te meshkujt adultë dhe në moshën e tretë, kjo anemi shkaktohet si pasojë e humbjes kronike të gjakut.

Kur depozitat e hekurit zbrazen, organizmi rrit automatikisht përthithshmërinë e tij. Burime të mira të hekurit janë mëlçitë, fasulet e bardha, mishi i viçit, mishi i errët i shpendëve, toni i freskët, frutat e thara dhe molusqet. Hekuri i mishit ka përthithshmërinë më të lartë.