Zyrtare: Santiago Solari trajner i Real Madridit deri në vitin 2021

Real Madrid ka njoftuar se Santiago Solari do të drejtojë skuadrën për tri sezone e ardhshme, duke nënshkruar kontratë tri vjeçare.

Santiago Solari edhe zyrtarisht është trajner i Real Madridit.

“Bordi i drejtorëve gjatë takimit të mbajtur sot ka vendosur ta emërojë Santiago Solarin trajner të skuadrës së parë deri më 30 qershor të vitit 2021”, thuhet në njoftimin e Realit, përcjell ‘lajmi.net’.

Santiago Solari te Real Madrid e zëvendëson të larguarin Julen Lopetegui.