“Dolfi”, makina larëse e lëvizshme me përmasa të vogla që lan rrobat përmes valëve ultra tinguj

Dolfi quhet pajisja e cila është një makinë larëse e lëvizshme me përmasa të vogla e cila bën larjen e rrobave përmes valëve ultra tinguj. 

Bëhet fjalë për një pajisje të ripërdorshme që mund ta kthejë çdo lavaman në një makinë larëse të lëvizshme dhe rrobat e papastra në të pastra në vetëm pak minuta duke përdorur valët ultra tinguj. Dolfi, një pajisje portative jo më e madhe se një sapun, mund të bëjë të mundur larjen e rrobave në 30 minuta duke shkaktuar që flluska të shpërthejnë në avujt e ujit kur pajisja të hidhet në lavamanin ku ndodhen rrobat.

Krijuesit e saj thonë se pajisja do të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit pastrojnë rrobat e tyre dhe përdorin 80 herë më pak energji se një makinë larëse standarde. Dolfi nuk do të dëmtojë veshjet dhe mund të përdoret në çdo pëlhurë, duke përfshirë rrobat e leshta ose edhe kashmirin, kështu që rrobat mund të lahen pa u shqetësuar se mund të dëmtohen. Pajisja me përmasat e xhepit, e cila do të kushtojë 189 dollarë, mund të bartet në një qese, kështu që blerësit mund ta përdorin atë në shtëpi, hotele ose në punë. Ajo është projektuar për njerëzit që udhëtojnë që duan të kursejnë paratë që do të shpenzonin në shërbimet e shtrenjta të lavanderisë së hotelit ose që e shohin të bezdisshëm proçesin e larjes së rrobave me dorë.

Konsumatorët do të ndezin pajisjen plastike, të papërshkueshme nga uji dhe do ta lëshojnë atë në një lavaman plot me ujë, rroba të ndotura dhe detergjent për larjen e rrobave. Valët zanore ultrasonike të emetuar nga një transmetues udhëtojnë përmes ujit teksa formojnë flluska mikroskopike me presion të lartë që shpërthejnë dhe krijojnë rryma të ujit që nxjerrin jashtë papastërtitë nga rrobat. Sipërmarrësit gjerman Lena Solis i erdhi ideja për një pajisje të tillë pasi hasi vështirësi në larjen e rrobave gjatë udhëtimit.

Pajisja tani është në dispozicion në mbarë botën për 189 dollarë, me kompaninë në gjendje për të prodhuar rreth 100,000 njësi në vit.”Frymëzuar nga përfitimet mahnitëse të ultra tingujve, që përdoren me sukses për shumë vite në shumë aplikacione industriale dhe mjekësore, ne jemi të ngazëllyer për të sjellë avantazhet e pastrimit ultrasonik me saktësi në përdorimin personal të përditshëm, u shpreh prodhuesi i kësaj pajisje.”Unë besoj se teknologjia me ultratinguj do të ndryshojë mënyrën e larjes së rrobave.