Ribashkimi pas 20 viteve i gjeneratave shqiptare të shkollës së mesme Christopher Columbus, të Bronx, NY

Para ca ditëve në New York u organizua ribashkimi i disa gjeneratave që vijuan mësimet në shkollën e mesme të Bronxit, Christopher  Columbus. Ishin këto gjenerata të nxenësëve shqiptarë që diplomuan para 20 viteve përkatësisht 1998/99 dhe 2000. Ishte ky një moment dhe përjetim i veçantë i shkollarëve shqiptarë të rritur dhe edukuar në mërgime dhe jo në sistemin arsimor me gjuhë shqipe, por tërësisht në gjuhë angleze, por që edhe pse ne një numër të vogël në këtë shkollë te madhe të New Yorkut ata gjithnjë ishin bashkë si shqiptarë dhe të pandarë, por që  shqipen dhe shqiptarin e mbajnë dhe kultivojnë me një xhelozi dhe përkushtim të rrallë.

28 shokë dhe shoqe të gjeneratave të para 20 viteve shpalosen kujtimet e tyre në restorantin Ciao në Westechester, NY, duke evokuar kujtimet, por edhe duke shkëmbyer idetë e tyre të jetës tani profesionale dhe të inkorporuara në shoqërinë Amerikane.

U takuan dhe kujtuan kujtimet e kohës fizicienti dhe kimisti i shkëlqyer i gjeneratës tonë  Johnny Pëllumbi, ndërkaq sot Johnny  është ekspert  i lartë shkencor në Elon Musk Space X Rocket Program California.Po aty shokë të gjeneratës ishin biznesmenë të suksesshëm, e zyrtarë të lartë të sigurisë të organeve ma prestigjioze amerikane të sigurisë, financave, sigurimeve dhe mjekësisë, etj.

Nga ky takim i ngrohtë dhe vëllazëror u ra dakord që të vazhdohet në të ardhmen me takime të kësaj natyre, dhe se rradhëve të tjera çdo takim do të ketë si qëllim dhe dedikim ndihmimin e nxënësve shqiptarë në trojet shqiptare në Ballkan.

Nga ky takim i bijve dhe  bijave të mërgimtarëve tanë të rritur dhe lindur në mërgim mund të vijmë në përfundimin se shqiptarët e ardhur në mërgim apo të lindur në vende tjera nuk harrojnë për asnjë çast  rrënjët e tyre të origjinës.

 

/Plava e Gucia Sot/

10 Nëntor 2018

http://plavaeguciasot.com/