“WasteShark”, droni-peshkaqen që pastron oqeanin nga mbetjet

Një dron i teknologjisë së lartë, i quajtur WasteShark mund të jetë zgjidhja e duhur për pastrimin e oqeaneve tona.    

WasteShark quhet mjeti i cili është një dron ujor që thith mbeturinat nga uji. Mund të notojë deri në 16 orë në një karikim të vetëm dhe të tërheqë më shumë që 1.100 kg mbeturina. Pajisja është zhvilluar nga RanMarine, një firmë e teknologjisë mjedisore në Holandë, e cila shpreson se dronët mund të bëhen një mjet kuptimplotë për kapjen e mbeturinave “përpara se baticat, era dhe rrymat ti çojnë ato në oqean të hapur”.

WasteShark tani është duke u vendosur në Dubai Marina, pasi u testua me partnerin lokal Ecocoast vitin e kaluar. Droni ujor apo mjeti ujor që pastron detin dhe oqeanin e merr emrin nga peshkaqenët balenë, kryesisht në dizajnin e tij të gjerë dhe gojën e vakumit. Kjo pajisje mund të tërheqë pas vetes gjëra të tilla si plastike, mbetje lundruese dhe madje edhe ‘bimësi të huaj’, ose bimë invazive. WasteShark është e aftë të tërheqë mbeturina që qëndrojnë edhe në thellësi një këmbë poshtë sipërfaqes. Sapo të grumbullohen mbeturinat, pajisja më pas lëviz drejt një pike grumbullimi. Përdoruesit drejtojnë pajisjen me një telekomandë ose një iPad dhe lëvizjet e tij gjurmohen nga një sinjal GPS.

WasteShark është gjithashtu i pajisur me një sistem për shmangie të përplasjeve që përdor imazhe lazer për të gjetur objektet e afërta dhe për të rregulluar pozicionimin e saj nëse nevojitet në rast pengesash. Ekziston një model i dytë që është i pajisur me autonominë e Nivelit të 1, i cili ende kërkon ndihmë njerëzore, por mund të kryejë disa detyra të veta.”Frymëzuar nga natyra dhe përzierja e teknologjisë, formës dhe funksionit, WasteShark është projektuar për të notuar përmes ujit dhe për të “ngrënë” çdo lloj mbeturine që i del përpara me përpjekje minimale dhe efikasitet maksimal” shpjegoi RanMarine. Është gjithashtu e pajisur me sensorë të përshtatshëm që mund të matin cilësinë e ujit.

WasteShark analizon gjëra të tilla si thellësia, kripësia, përbërja kimike, bilanci i pH dhe temperatura. Deri tani, WasteShark po përdoret për të pastruar lumenjtë nga mbeturinat, portet dhe marinat. “Dronët tanë janë projektuar për të lëvizur përmes sistemit të ujit, qoftë rreth perimetrit ose nëpërmjet vetë qytetit”, tha Oliver Cunningham, bashkë-themelues i RanMarine. WasteShark nuk përbën kërcënim për mjediset ujore. Firma tha se nuk dëmton peshqit dhe zogjtë. Para vendosjes së tyre në Dubai, RanMarine testoi katër mjete pastruese WasteSharks në Portin e Roterdamit në Holandë dy vjet më parë.

https://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-6343711/Garbage-eating-shark-drone-takes-water-Dubai.html