Jemi vetëm në fillim e sezonit 2018/2019, por klubet tashmë kanë nisur të punojnë edhe për vitin e ardhshëm dhe nuk bëhet fjalë vetëm për merkaton, por edhe për krijimin e fanellave të reja, në bashkëpunim me sponsorët.
Dhe Juventus tashmë i ka idetë e qarta se si do t’i ketë uniformat e lojtarëve për 2019/2020.
Sipas “Footy Headlines”, nga ku janë marrë fotot, bëhet fjalë për një revolucion të uniformës së parë, ku në mes të ndarjes bardhë e zi do të ketë edhe një vijë rozë, për të risjellë në vëmendjen vitet e hershme të historisë së klubit italian.
Uniforma e dytë do të jetë ngjyrë e kuqe dhe e treta blu.