Qeveria japoneze urdhëroi sot gjigantin amerikan Facebook për një mbrojtje më të mirë të të dhënave të përdoruesve të tij, pas një seri problemesh që prekën dhjetëra milionë persona.
Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave Personale bëri kërkesën e mësipërme, bazuar mbi zbulimin në shtator të një dështimi në shkallë të sigurisë në aspektin e sigurisë, që u mundësoi hakerave informatikë për të pasur akses me siguri në të dhënat personale të rreth 29 milionë përdorues, në mesin e tyre me shumë mundësi japonezë, sipas qeverisë.
Autoriteti i mbikëqyrjes i bëri thirrje Facebook-ut, rrjetit të parë social në botë, për të hetuar në lidhje me shkaqet e problemit dhe marrjen e masave parandaluese, sipas një komunikate. /ATSH