Disa terma konsiderohen tepër të pahijshme për t’u folur nga familja mbretërore. Antropologu Kate Fox shpjegon cilat fjalë janë të ndaluara dhe arsyet e habitshme.
Çaj: Po flasim për vaktin, jo për pijen. Në shumë pjesë të Anglisë vakti i mbrëmjes I cili konsumohet mes orës 5 të pasdites deri në orën 7 quhet çaj. Ky term zakonisht lidhet me klasën punëtore për këtë arsye anëtarët e klasave të larta shoqërore, duke përfshirë edhe familjen mbretërore, e quajnë këtë darkë.
Racion: Një nga pjesët më të rëndësishme të familjes mbretërore është dhe sasia e ushqimit që ato hanë. Kjo sepse ato ruajnë linjat e tyre duke u kujdesur për racionin prandaj dhe përdorin një term tjetër për këtë fjalë.
Pardon: Nëse princi William nuk e ka dëgjuar atë që i keni thënë, ai do të pyes sërish: “Çfarë?”…Fjalë si ‘më fal, nuk iu dëgjova’ apo ‘pardon’ nuk i përshtaten klasit të tij. Epo, princi nuk mund t’iu kërkoj ndjesë!
Tualet : kur është koha për të shkuar, thjesht shkojnë. Etiketa mbretërore kërkon që asnjëri prej tyre të mos kërkoj ndjesë pse po largohet për të shkuar në tualet.
Shtrat: Mbretëresha nuk i lejon vetes të kaloj një ditë përtace në divan apo shtrat kështu që fjalët nuk përmenden fare!
Dhomë ndenje: Vlen njësoj edhe për dhomën e ndenjjes, si për shtratin.
Parfum: Kjo është një fjalë të cilën thuajse e ka hequr nga fjalori mbretëror Princesha Diana. Ajo kishte një aromë të sajën (Quelques Fleurs, për të qenë të saktë) por asnjëherë nuk e përdorte fjalën parfum. Aroma duhet të jetë thuajse e pandjeshme, ndryshe nga rëndesa komerciale e fjalës së ndaluar!
Oborr: Nëse të vegjlit e Kate dhe Williams kanë dëshirë të dalin jashtë, prindërit do t’i çojnë në ‘tarracë’ jo në ‘oborr’.