Përbërësit:
Për 4-5 veta duhen:
1kg bamje
mish pule për 4-5 vetë ( preferohet kofsha e pulës por dhe me gjoks është njësoj e shijshme)
1 qepë mesatare e prerë në feta
1-2 hudhra të freskëta (nëse nuk gjenden të freskëta përdorim hudhër të thatë)
1 karrotë e prerë në rrathë të hollë
1filxhan koper e prerë hollë
150 gr kërpudha të freskëta ose 1 konservë kërpudhash të kulluara nga uji
3-4 lugë limon
200 gr lëng domateje
1/2 gotë verë të bardhë
kripë , piper, 1 gjethe dafine
Përgatitja:
Nëse bamjet janë të freskëta i pastrojmë nga bishti dhe i vëmë në ujë me uthull për 15 minuta. I kullojmë, i shpërlajmë dhe i skuqim në pak vaj ulliri për 2-3 minuta.
I heqim nga vaji dhe i vëmë mbi letër kuzhine të thithë vajin e tepërt. Në vajin e mbetur skuqim me rradhë copat e mishit të pulës, hudhrën, kërpudhat e karrotat dhe shtojmë lëngun e domates, verën kripën, piperin , koper e gjethen e dafinës. E lëmë të marrë një valë.
Në një tepsi shtrojmë bamjet dhe mishin e pulës dhe sipër hedhim salcën.
E vëmë në furrë rreth 30 minuta në 160 gradë.