Klubi anglez kërkon ta blejë lojtarin që këtë verë iu bashkua skuadrës katalanase.
Blerjet e kësaj vere te skuadra e Barcelonës duket se nuk kanë qenë të duhurat.
Fillimisht ka qenë Arturo Vidal ai që ka shprehur pakënaqësi për minutat e pakta në dispozicion.
Megjithatë, një problem i madh është edhe Malcom. Ai u ble 41 milionë euro nga Bordeaux, duke e rrëmbyer në momentet e fundit nga Roma, e cila kishte një marrëveshje me të.
21-vjeçari nuk po arrin të përshtatet dhe minutat e aktivizimit janë të pakta. Madje në ndeshjet e fundit ai nuk ka qenë fare i përfshirë në skuadër.
Palët mund të ndahen shumë shpejt dhe interesim për Malcom ka shprehur Tottenham, që është i gatshëm të ofrojë deri në 50 milionë euro për të.
Mund të ndodhë që Malcom të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit.