PRESIDENTI META PRET NE ZYRË KORIFEJTË E CURRAJ EPËR

Nga Agron PREBIBAJ

Meta: Ju jeni shëmbulli i parë dhe më i mirë shqiptar

Sot Presidenti i Republikës së Shqipërisë priti në Presidencë korifejtë e Curraj Eper, ata që ndezën motorrët e solidaritetit e bashkimit për të bërë realitet rrugën e Curraj Eper.
Në këtë takim nga Curraj Eper me Presidentin ishin zotërinjtë: deputeti i Tropojës Isuf Çelaj, korifejtë Mhill Gecaj, Skender Perpepa, Agron Qokaj, Mhill Prebibaj, Leke Vatnikaj, Gjergj Prebibaj, Agron Prebibaj si dhe këshilltari i Presidentit miku shpirtëror i Curraj Eper Flamur Gashi.
Presidenti i Republikës si babai i kombit e personi unitar ftoi sot në këtë takim bujar, fisnik e miqësor këtë përfaqësi duke përcjellur mesazhet më të mira për mikpritjen si dhe mrekullinë e jashtëzakonshme në Curraj Eper.
Në këtë bashkëbisedim mes Presidentit dhe të Currajve pati bashkërendim mendimesh e vlerësim maksimal nga palët pasi aty zotëronte shtëpia e secilit nga ne, shumë e dashur e njerëzore ishte mikpritja e Presidentit të Republikës me këtë përfaqësi dinjitoze të fshatit Curraj Eper me komunikime krejt fisnike, miqësore dhe vllazërore.
Është vërtetë rasti unikal jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë ku qytetarët hapën portofolat e tyre që nga ai që kishte më pak mundësi e deri tek më i pasuri i Curraj Eper, kjo ndjenja njerëzore e nacionalizmi i shëndoshë i secilit për të mundësuar rrugën e makinës në Curraj.
Zoti i bekoftë Curraj Eper!
Zoti e bekoftë dhe e nderoftë Presidentin e Republikës Zotin Meta.
Mirënjohje pafund për të gjithë.