Përbërësit:
500 gr sallam 2 qepë
2 speca të kuq të prerë hollë
1-2 domate të prera në kubik
3 lugë vaj ulliri
1 thelpinj hudhër e grirë
koper dhe piper
Përgatitja:
Prisni qepët në feta të holla dhe përziejini në një tigan me vaj të nxehtë derisa të vyshken. Pastaj shtoni sallamin e prerë trashë, domatet, specat dhe hudhrën. Rregulloni masën me kripë dhe piper dhe lëreni të ziejnë në zjarr të ngadaltë për 15-20 minuta.
Shërbejeni të ngrohtë.