KUJDES NGA ZJARRET NË GËSHTENJA ! KANË PASOJA TË RËNDA

APELI – TA MBROJMË GËSHTENJËN

Nga Shpend Nikoçi

Thatësira e gjatë dhe temperaturat relativisht të larta për stinën e vjeshtës ku pjekja e frutit te gështenjës po përballet me mungesen e plote të reshjeve që shënon një precedent të pazakontë , është monitoruar gjendja e lagështirës në tokë dhe mundësia e shfaqjes së zjarreve në geshtenja është e mundur në çdo moment , prandaj Shoqata “Gështenja e Tropojës” ju bën thirrje të gjithë komunitetit të fermerëve që të shtojnë kujdesin për ta ruajtur kashnjetin e tyre nga zjarri .Ju kujtojmë të gjithë fermerëve se mentaliteti për të djegur me zjarr të kontrolluar, trungjet e vjetra, dhe për të shkatërruar insektet dhe kërpudhave parazitare ne drurët e tharë e të mbetur në ngastra dhe micelin e kërpudhave përgjegjëse për sëmundjen e bojës dhe të kancerit , mund të shkaktojë dëme të mëdha në pemët e gështenjës pasi ;

  • Jo gjithmonë zjarri mund të parandalojë rritjen e zhvillimin e patogjenëve.
  • Zjarri shkatrron masen e gjallë vegjetative dhe dëmton pemët .
  • Zjarri shkatërron jetën biologjike dhe mikrobike të tokës .
  • Mund të shkaktojë dëm në rrënjët e qafës së pemve të cilat është janë më të ndjeshme.
  • Zjarri me temperaturat që shkakton mund të ndryshojë ph e tokës duke e bërë atë më alkaline dhe duke e varfëruar token në lëndë organike.
  • Tejngopë token me gazrat helmuese duke shkatrruar jeten e miliona mikrorganizmave që mbrojnë , pasurojnë dhe përmirësojnë trukturen e tokës .
  • Zjarri djeg lëgushën dhe humusin e tokës duke e pregaditur atë për erozion nga reshjet dhe transpiracion të lagëshirës nga rrezatimi diellor .

Zjarr ne kashnjet do të thotë :

Djegeje dhe shkaterrim i gjithë masës së materialit drusor, shuarjen e jetës biologjike mbi toke,djegie e shtresës aktive së tokës,shkatrrimi i struktures se saje, erozion mbi te gjithe siperfaqen e saje, humbje e rezervave ujore nga prishja e ekuilibrit hidrik, prishje e habitatit natyror të kafshëve të egra, rreshqitje të tokës , prishje e peizazhit natyrore dhe shkatrrimi i miliona mikroorganizmave,insekteve dhe zvarranikëve të ndryshëm.

  • Kjo është panorama e pasojave që shkaktojnë zjarret pa llogaritur ndikimin tek ngrohja globale dhe ndryshimit të klimës, sepse pjesa më e madhe e tyre kanë veprim të menjëhershëm tek mjedisi dhe njerëzit. : Bëhet fjalë për një fenomen dramatic të zjarrvënies së qëllimshme, që duket se është në origjinë të të gjitha zjarreve në kashnjete , pyje dhekullota. E pamundur të shpjegojmë se sa vështirë do të jetë që këto masive pyjore të shkrumbuara të rikuperohen në të ardhmen.

Pse digjen kashnjetet ?

Gjatë vrojtimeve të kryera nuk është konstatuar asnjë rast që mund të shkaktojë shfaqjen e zjarreve reaksiont ekzotermike në mënyrë natyrale . Nuk ka patur as rrufe apo fenomene të tjera që të provokojnë zjarre. ka të dhëna që flasin se pothuajse të gjitha zjarret janë shkaktuar nga vetë njerëzit dhe shumica janë zjarrvënie të qëllimshm . Pjesa më e madhe e zjarrvëniejeve në pyje kanë për protagonistë çobanët të cilët e kanë për traditë të përdorin këtë teknikë të rrezikshme për të rigjeneruar kullotat, për të zhdukur insektet dhe për cilësinë e barit , ndërsa në kashnjete të gështenjave , jo gjithmonë zjarri mund të parandalojë rritjen e zhvillimin e patogjenëve .

Ka dhe nga ata që i vënë zjarrin pyllit sepse kanë konflikte individuale për përdorimin e tij . Por nuk mungojnë as rastet e pa kujdesisë dhe neglizhencës duke shkaktuar zjarre aksidentale. Por në asnjë rast, zjarret nuk shkaktohen drejtpërdrejt nga temperaturat e larta apo reaksionet ekzotermike, megjithatë temperaturat kanë ndikuar në përshkallëzimin dhe përhapjen e shpejtë të flakëve.

Cilat janë pemët që dëmtohen më shumë.

Kuptohet, pemët e vjetra , të infektuara dhe te nënshtruara nga sëmundjet , ato me zgavra , sëmura , pemët e reja dhe filizria që kan lëvoren e hollë . Rikuperimi i tyre nuk ka për të qenë i lehtë dhe kostoja ei këtyre dëmeve është tepër të lartë .

Pasojat

Nëse në kashnjet ka sasi të madhe të materialit drusor , zjarri qëndron gjatë dhe për pasojë shkakton temperature të larta , dëmi që shkakton mund të jetë i pariparueshëm . Pasojat e këtyre zjarreve ndihen shumë shpejt edhe në ato vende ku zjarret janë shuar, efektet shfaqen menjëherë. Përveç humbjes së materialit drusor, erozioni është fenomeni i parë që shfaqet në tokat e zhveshura nga shtresa e gjetheve të thata dhe legusha . Perveç humusit, lëgushës dhe shtresës së gjetheve të thata, që përbëjnë një rezervë të konsiderueshme plehërimi me mbetje organike plotesisht të asimilueshme , digjen edhe shtresa e gërshetuar e rrënjeve sipërfaqësore e bimesisë në tokë që krijon premisa për erozion . Shtresa aktive e kores së tokës pëson gjithashtu djegie dhe kjo do te thotë në shterrim të lëndëve organike për bimët e mbetura ose ato të reja që do të lindin , si edhe humbje të rezervave ujore. “Ekuilibrat hidrikë të tokave të djegura prishen dhe kemi humbje nga rezervat ujore, por edhe humbje të tjera në burimet pyjore, pa harruar prishjen e habitatëve të kafshëve të egra dhe pa dyshim efektin degjenerues të peizazhit natyror”.

Lufta me zjarret

Të luftosh me zjarret në pyjedhe gështenja nuk është aspak e lehtë, pasi nevojiten jo vetëm aftësi dhe kurajo, por edhe mjete dhe paisje . Sipas llogarive, kostoja për hektarë të djegur është 1000 deri në 5000 euro. Disa nga rreziqet më të mëdha janë flakët që mund të ndryshojnë drejtim papritur, duke e bërë punën e zjarrfikësve jashtëzakonisht të vështirë dhe jetën të rrezikuar. Edhe ngjitja e zjarrit në kurorat e drurëve duke i zënë zjarrfikësit poshtë është një tjetër rrezik i pemve që shkrumbohen.

  • Parimi kryesor për të luftuar një zjarr është izolimi, krijimi i brezave ,boshllëqeve ose thyerjeve të zjarrit, në mënyrë që zjarri të mos mund të përparojë. Kërkohet gjithashtu aftësi profesionale dhe competence për të vëndosur ku të krijohen zonat e thyerjes së zjarrit dhe sa e gjerë duhet të jetë . Një nga alternativat që mbetet kur nuk ka hapësira natyrale, është gërmimi , krijimi i brezit mbrojtes , por për këtë nevojiten mjete dhe ne varesi të terrenit ato nuk mund të përdoren në çdo ngastër .

Pjesmarrja e fshatarve ne shuarjen e zjarreve

Në rastet e shfaqjes se zjarreve ne kashnjete po vërehet një dukuri e re e pa hasur deri tani . Ka ekzistuar një traditë e mirë në raste të tilla , kur bëhej njoftimi per rënjen e zjarrit,mblidheshin të gjithë fshatarët dhe kontribuonin deri në shuarjen e plotë të zjarrit në kashnjete , ndërsa kohët e fundit edhe pse gështenjat janë pronë private e komunitetit , vërehet një indiferentizëm aq i madh sa që fshatarët edhe kur njoftohen per renjen e zjarrit ne pylle dhe u bëhet thirrje për të dhënë kontributin e tyre , nuk dalin të mbrojnë pronen e tyre nga zjarri por e lënë të digjet .