Receta e ditës/ Mish qengji me mango

Përbërësit:

4 fileto qengji

1 mango

1 spec të kuq

2 kokrra qepë

1 kokërr limon

majdanoz

vaj ulliri

kripë dhe piper

 

Përgatitja:

Marrim filetot e mishit dhe i marinojmë me kripë, piper dhe vaj. I skuqim në një tigan kundra ngjitjes për rreth 3 minuta nga dyja anët.

Presim hollë specin, qepën, majdanozin dhe lëkurën e limonit dhe i vendosim në një enë. Mangon e presim me kubikë të vegjël dhe ia shtojmë lart. Hedhim pak kripë dhe lëngun e limonit.

Në një tavë vendosim mishin e qengjit dhe lart shtojmë përbërësit e tjerë. E vendosim në furrë në 180 gradë, me pak ujë në mënyrë që të mos ngjisë.