Kompania “Facebook Inc” njoftoi se 50 milionë llogari përdoruesish të faqes në internet, kanë pësuar probleme me sigurinë e tyre.
Facebook-u tha se hakerat kanë vjedhur të dhënat prej një aplikacioni që ofron vetë faqja në internet, që mund të jetë përdorur për vjedhjen e llogarive.
Aplikacioni “view as” “shfaqe si”, u mundëson përdoruesve të shohin se si mund t’u shfaqet profili i tyre, dikujt tjetër.
“Sapo kemi filluar hetimet tona dhe duhet ende të përcaktojmë nëse këto llogari janë keqpërdorur apo çdo informacion, ndaj të cilit hakerat kanë patur qasje”, njoftoi kompania në një postim në internet.
Publikimi i njoftimit bëri që aksionet e kompanisë Facebook të premten të pësonin ulje me 3.3 për qind.