Autorit te librit me te njejtin titull,poetit HASAN SELIMI te cilit,te gjithe
ne,shoqeria e tij,i therrasim me dashuri mistike…MIXHE(a)…
Nga Azem BALIAJ – Lezhë
Qysh ne boten e pa ardhune
te ndollen magjishem gjollet e krypuna
me musht jete te lendave te lisit toke-qell…
Mistiken e kaperdimjes koheve
urtesite ty ta shpjeguan acik nesh,e ti
kurre nuk u serite apologjive andrrimtare…
Deri ne boten qe ka me ardhe
trokon pak para idhujve,qetesisht,krejt
si bablok i burrnise t’gurit kala ne murime…
Blegerima dhensh si ne prralla
ta bajne bystek mallin,qeshjen,lotin,kangen
e rudinat e bjeshkeve lahutojne bulevardit…
Breznite rrethaz flasin me djalin
qe plangprishjen e quan krimin ma te keq
mbi dhe e nen dhe,ne te tana trojet arber…
LEZHE,16.03.2016. (ajb)