Gafa në tekstet shkollore: Edi Rama ende kryebashkiak i Tiranës

Çudirat në tekstet shkollore në Shqipëri nuk kanë të sosur.
Është fjala për tekstin e historisë së klasës së pestë nga botimet shkollore “Filara”.

Në kapitullin për Tiranën, “Të mësojmë historinë dhe gjeografinë lokale”, nxënësit mësojnë se kryebashkiak vijon të jetë Edi Rama. Ndërkohë që pas Edi Ramës, Tirana ka edhe dy kryebashkiakë të tjerë, Lulzim Bashën dhe Erion Veliajn.

Teksa renditen të gjithë kryebashkiakët ndër vite, i fundit në radhë është Edi Rama (2000-në vazhdim) thuhet në tekst.
Një gafë kaq e rëndë mund të shpjegohet vetëm nga padija e hartuesit të librit, ose libri është aq i vjetër dhe kanë vendosur ta rikthejnë këtë vit shkollor.