Nga Ismet Tahiraj
ASHTI NDËR GURË
Zhaurimë e erës erë ftoi
Përfton qillanajes
Mbi halor
Mbi thepa
Si kur zemër atdheu
Me fuqi Anteu.
Te nginjët syri
Kurrë a kurrë
Deri te kalbet
Ashti ndër gurë.
Zhaurimë
Pa atdhe
Je I pa ngimë.
FLAMUJ NATYRE
Plepat qendisin qillen
Si flamuj natyre
Gjason për madheshti
Me pleqtë tanë
Si statatuja lashtësia
Burimin e kanë
Thellë n’Dodonë.
DODNA NA THA
Dodona na tha mos ikeni
Nga lasahtësia
Ju dua Tahirajt
Te sheshi im juaj
Kok’me kokë
Si pleqët me aerolë.
Dasmatë me kuror’
Mortin ballhapur’ krahërorë.