Takimi i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës/ Çfarë u diskutua?

Në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës, Johannes Hahn, Komisioner i BE për Politikat Zgjerimit deklaroi, se: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të cënojë stabilitetin e rajonit.

Edhe pse vetëm tre nga gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor morrën pjesë në samitin informal një ditor të Durrësit, rajoni u shfaq i bashkuar në vizionin strategjik për afrimin me ritme më të shpejta me BE-në. Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia nuk u përfaqësuan nga kryemnistrat e tyre, por nga zyrtarë të lartë që iu bashkuan premtimit të kryemnistrit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës për të rritur përpjekjet që Zona Rajonale Ekonomike, (ZRE), që produkti i dakortesuar i Procesit të Berlinit të funksiponojë dhe japë rezultatet e veta një orë e më parë. Johannes Hahn, Komisioner për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, pjesëmarrës në samit, e vlerësoi ZRE si ҫelësin e qëllimit të integrimit europian. “Tregtia brenda rajonit është rritur për herë të parë në vite: një rritje prej më shumë se 13% në  2017 krahasuar me vitin 2016.  Duke pasur parasysh këtë sfond, parashikimi ynë që ZRE mund të hapë  rreth 80.000 vende të reja pune deri në vitin 2025 duket i arritshëm. Rajoni ka potenciale të pashfrytëzuara. Ai duhet të promovohet si një markë për turizmin dhe produktet bujqësore”, theksoi në samit Komisioneri Hahn.

Një vullnet më i madh politik nga gjashtë vendet e rajonit ështe i domosdfoshëm për të  rritur bashkëpunimin ekonomik. “Ka një nivel të ndryshëm të bashkëpuni politik mes vendeve të rajonit por ai nuk shoqërohet me të njëjtin nivel të bashkëpunimit ekonomik”, vuri në dukje në samit kryemnistri i Shqipërisë, Edi Rama.

Debati ndërkombëtar pro&con korigjimit të kufijve mes Kosdovës dhe Serbisë, si një alternativë potenciale për të normalizuar marrdhëniet mes tyre, nuk mungoi të reflektohet edhe në samitin e informal të Durrësit. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përforcoi qëndrimin e tij të njohur kundër kësaj ideje. “Kosovai ka kufijtë e saj me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë. Ne i respektojmë këta kufij dhe nuk mendojmë se duhet ndonjV kreativitet i ri pVr dizanjimin e tyre, por duhet t’i respektojmë kufijtë që kemi”, tha kryemnistri  Haradinaj.

Në një optikë europiane e trajtoi idenë e korigjimit të kufijve Komisioneri Hahn. Sistem referimi për atë është BE dhe plotësimi i kushteve të tij për Ballkanin Perëndimor, të parashruara në Strategjinë e re të Zgjerimit, të publikuar në fillim të shkurtit të kaluar. Komisioneri Hahn theksoi, se “sipas strategjisë së BE-së do të pranohen vetëm vende që kanë zgjidhur konfliktet mes tyre”. Ai risolli në vëmendje rëndësinë që ka për BE-në stabiliteti dhe paqja në rajon.

“Çdo lloj marrëveshjeje mes dy vendeve nuk duhet të cënojë stabilitetin në rajon, por duhet të sigurojë një stabilitet më të madh nga zgjidhja e mosmarrveshjeve mes tyre”, theksoi Hahn në Durrës.

Burime nga Komisioni Europian ( KE) bëjnë me dije për DW qendrimin më të fundit të KE për arritjen e një marrveshjeje Kosovë- Serbi. Duke iu referuar zëdhënëses së KE Europian, Maja Koҫijanҫiҫ, në një konferencë shtypi të zhvilluar (27.08) në Bruksel, ato theksojnë, se:n”KE vlerëson që Kosovës dhe Serbisë  duhet t’u jepet më shumë hapësirë që të merren vesh për marrëveshje për normalizimin e  marrëdhënieve mes tyre. Një zgjidhje e përhershme nënkupton zgjidhje të qendrueshme, reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, që do të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare”.