Dallimi mes veprave reale të artit dhe të falsifikuarave

Si mund të bësh dallimin mes një vepre arti të vërtetë, apo të fallsifikuar? Për këtë duhet pyetur një shkencëtar. Në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, kimia, fizika dhe gjeologjia po luajnë një rol të rëndësishëm në punën për të përcaktuar nëse një vepër arti është origjinale, apo e fallsifikuar. Adoleshentët po mësojnë truket e këtij biznesi.

Biseda me shkencëtarin Marco Leona mund të të detyrojë që të shfletosh fjalorin.

“We have x-ray fluorescence spectroscopy, raman spectroscopy, optical absorption spectroscopy . . .”

Por zoti Leona dhe kolegët e tij në Muzeumin Metropolitan të Artit kanë kënaqësi të tregojnë për punën e tyre, kryesisht të rinjve të mbledhur për një program të muzeumit.

“Po tregojmë për punën që bëjmë pas skenës në muzeum, për studimin dhe konservimin e veprave të artit”, thotë zoti Leona.

Të rinjtë po mësojnë se shkenca dhe arti nuk janë subjekte që medoemos përjashtojnë njëra tjetrën. Shkencëtarja Krystal Cunningham sqaron procesin ku ajo është përqendruar.

“Kërkimet e mia përqendrohen tek studimi i pigmeti blu që ende nuk e kuptojmë. Duke studjuar kiminë mund të fillojmë të kuptojmë ta përdorim atë në kontekstin e arkeologjisë.”

“Po përdorim çdo teknikë shkencore për t’iu përgjigjur pyetjeve që lindin lidhur me një vepër arti”, thotë zoti Leona.

Pyetja tjetër që shtrohet është nëse vepra e artit është reale, apo e falsifikuar. Përgjigja mund të jepet përmes një procesi me rrezet fluoreshente X.

“Objekti goditet me një rreze të hollë X dhe objekti reagon, duke lëshuar rreze të tjera X, që tregojnë nëse përmban plumb, titan apo mërkur,”- thotë Leona.

Indetifikimi i këtyre elemetëve u jep hulumtuesve të dhëna për origjinën e veprës së artit. Pajisjet e sotme portative nënkuptojnë se teknologjia mund të përdoret kudo.

“Kjo mundësi të fuqizon dhe është një hap madhështor në ato që mund të bëjmë”, thotë zoti Leona.

Ekpserienca në praktikë mund të shërbejë si frymëzim për brezin e ri të shkencëtarëve. Khadija Tandja është nxënëse e shkollës së mesme që po merr pjesë në programin e muzeumit.

“Dua të krijoj kompaninë time bio-teknologjike, që shpresoj ta zgjeroj, duke krijuar më shumë spitale dhe duke përmirësuar kujdesin shëndetësor në Afrikë.”

Dikush mund të mendojë se kombinimi i shkencës me artin është një ide gjeniale në muzeumin më të madh të artit në Amerikë. /VOA/