Haberet e Mitros: Një javë në mjaltë

Nga Mitro Çela


Fillim gushti 2018. Një javë në Maltë. Familjarisht. Bukur. Ja vlen. Këshilla ime:

Biletat për avjon dhe fjetjen, duhet t’i “kopsitni” të paktën 6 muaj më parë. Ndryshe, në korrik -gusht do i paguani pushimet si “frëngu pulën”.
Dy fjalë për Maltën.
Siperfaqja 320 kilometra katror. Sa rrethi i Vlorës.
Popullsia: 460 mijë banorë. Sa gjysma e Tiranës. Çdo vit-1.6 milionë turistë. Të ardhurat për frymë: 30 mijë dollarë. Tre herë më shumë se Shqipëria. Republikë parlamentare. Anëtare e BE. Kryeqytet Valeta.
Në darkë u ulëm në restorant.
-Kemi edhe menu shqip,- qeshi kamarieri.
Ishte nga Kuksi. Tregoi se në Malte ka shumë shqiptarë. Kryesisht punojnë në restorante.
Kur u kthyem nga Malta takuam ambasadoren e Shqipërisë në Romë.
-Kishim nje informacion: në Maltë punojnë 80 shqiptarë. Gabim. Janë rreth 400. Punojnë jo vetëm në restorante, por edhe në ndërtim, bujqësi a trasport.
-Pse Malta nuk ka xhami?-Me tha Ezmerka. -Turqia është larg, një hap pele?!
-Në maj të
vitin 1565 flota osmane rrethoi Malten. Ishin 40 mijë ushtarë turq. Përballë 8 mije kalorësve maltezë dhe mercenarë. Rrethimi vazhdoi rreth tre muaj.
Në vjeshtë turqit ikën me “bisht në shalë.”
-Shumë kështjella ka Malta. Pse?
-“Arqitekti” i madh ishte Turqia. Frika nga pushtumi osman, detyruan Evropën të “zgjidhin” qesrn. Mjeshtri i Madh i Maltës ne fillim ju drejtua Papës. Ai dërgoi edhe arqitektin e parë për të ndërtuar kështjella.
-Çfarë është Mjeshtri i Madh? Në Tiranë, në hotel Rogner, kam parë pas një dere: “Ambasada e Urdhërit Maltes”. Kanë lidhje?
-Rreth viteve 1090, kryqëzatat krishtëre pushtuan Jeruzalemin. Shkuan tek varri i Krishtit. Pranë varrit një spitalë. Brenda të sëmurë: katolikë, ortodoksë, armenë, arabë. Murgjit që shëbenin, të sëmurëve u drejtoheshin: “Zotërinj të sëmurë?!”
Këtu lindi ideja për të ndërtuar spitale, ku do shërbenin murgjit.
Nga ana tjatër rreth e rrotull Maltës kishte qindra ishuj. Popullsia jo rrallë bëhej pre e piratëve. Dhe lindi ideja e dytë: murgj kalorës për të mbrojtur banorët. Urdhëri ne fillim e kishte qëndrën në Jeruzalem. Pastaj në Qipro. Pastaj në Rodos. Pas me shume se 200 vjetëve u vendos në Maltë: nga viti 1530 deri në vitin 1798, kur Maltën e pushtoje Bonoparti. Nga ajo kohë, u vendos në Itali.
Sot e ka qëndrën në Romë. Në Vilën Malta. Është shtet sovran. Ka 13.500 anëtarë: 80 mijë vullnetarë ne gjithë botë. 120 vullnetarë janë në Shkodër. Ka 42 mijë- diktorë, infermjerë etj. Ka nje buxhet vjetor prej 1.5 miliardë euro. Ka mardhënje diplomatike me 90 shtete. Edhe me vendin tonë.
-Kam lexuar për kalorës Teutonë dhe Templarë. Mbijetojnë?-Pyeti Ezmerka.
-Jo. Kalorësit maltezë kanë një “sekret” që mbijetusn:I qëndruan besnik besimir kristjan: në mbrojtje të fesë dhe në shërbim për të varfërit. Në botë Urdhëri ka 47 spitale.
Çfarë vlen të shohësh në Maltë? Disa muzeume. Spitalin e Urdhërit Maltes. Ceremoninë e gjuajtjes me top. “Papai” fshati ku janë xhiruar filmat amerikanë “braço di ferra”(Spinaqi), cirku i delfinëve, fshati i peshkatare, “Laguna Blu”-për të notuar dhe shijuar natyrën e egër etj. Dy piktura të Karabaxhos, disa kisha dhe kështjella etj.

Fotografia e Mitro Çela