Ai mban titullin Doktor në Sociologji, Universiteti i Tiranës dhe më pas vijoi studimet postdoktorale në St. Antony’s College të Universitetit të Oxfordit, Angli;
MA Shoqëria dhe Politika, CEU, Pragë, Republika Çeke; BA në Filologji Angleze, Universiteti i Tiranës; Specializuar në edukimin qytetar demokratik në Universitetin e Washington-it, Seattle, SHBA, si dhe në universitete të tjera: Norvegji, Poloni, Hungari, Gjermani, Holandë, Izrael, etj.
Autor i disa botimeve për çështje që lidhen me fetë,
tranzicionin dhe demokratizimin, debatin për universitetin privat-publik, shoqërinë civile, në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Ish-ambasador i Republikës së Shqipërisë në Izrael gjatë viteve 2007 – 2009.
Që prej dhjetorit të 2011, rektor i Universitetit Evropian të Tiranës.