I DEHUR

Nga poeti Sami Milloshi – Boston, Amerikë

Sot jam dehur,
Por, jo me uiski…

I rashe pash me pash qytetit,
dhe syte m’u turbulluan
tek nje shpine e bardhe e zbuluar gruaje
q’e piva me eks…

kembet nuk po me mbanin,
por i thirra mendjes…

Mendja me tradhetoi,
me tha ta pija edhe nje here ate shpine te bardhe,
por syte nuk m’u binden,
ajo u zhduk,
a ndoshta qe anderr…

Pastaj heshta perballe nje fakiri
q’e kish zene gjumi ne stolin e parkut
me nje kreher blu ne dore…

Piva edhe aty nje shishe me dhimbje
se ika pa i krehur floket e mij me kreherin blu te tij,
Nuk mund t’ia prishja gjumin…

Balancen e humba,
Per pak u shemba perdhe,
Po te mos kisha pire pak uje
Ne te njejten gote ku nje qen lepinte
gllenkat e fundit
nen kujdesin e te zonjes…

Ashtu i dehur hodha ne leter
Vijat e nje peme me rrenje ne qiell
dhe, si i marre prej dehjes
me kembet qe me dridheshin
I hipa trenit
te kthehesha askund…

Sot jam dehur,
Por,jo me uiski…

Boston, 18 Gusht,2018