Rruga për në perlën turistike Curraj Epërm…

Ëndrra e një rruge për në perlën turistike të Curraj Epër po shndërrohet në një realitet të prekshëm, ajo ka përfunduar deri në Qafë të Mrrethit!

Zbatimi i këtij projekti po bëhet i mundur me financimin e bashkisë Tropojë dhe të banorëve të fshatit Curraj Epër, të cilët i falenderoj me shumë mirënjohje që në radhë të parë vendosin dashurinë për vendlindjen!

Një falenderim i përzemërt gjithashtu shkon për shoqatën e Nikaj Mërturit, për Unionin për Vendlindjen Curraj Epër dhe komisionin e grumbullimit të kontributeve për punën e tyre të jashtëzakonshme!

Lista e falenderimeve sigurisht është e gjatë, por për në pamundësi për t’i falenderuar një nga një të gjithë, dua të përcjell mirënjohjen dhe respektin tim për çdo kontribues të kësaj rruge me vlera të mëdha për Malësinë e Gjakovës!

Kjo rrugë do të mundësojë kthimin e njerëzve në këtë fshat të mrekullueshëm dhe do t’i japë jetë zhvillimit të turizmit në këtë zonë, një nga më të bukurat e vendit.

Besnik Dushaj

Kryetar i Bashkisë të Tropojës