DIMENSIONET E DASMËS VATOCI

Nga Zeqir Lushaj

-Të nderuar lexues: -Ketë reportazh dasme mund ta lexonit edhe në të pakten 7 tituj të tjerë, si psh:

Islam Aga po dirgjet shehrit…!

Djali i Heroit në Gjakoven heroike!

O ku je Krasniq-ja e Vogël,

Kur Vatocajt bashkohen në Gjakovë,

Po të mori perpara Fatmira Breçani,

Kjo nuse qysh sot është amerikane…,

Çikë Margegajsh, mbesë Grije, nuse në Bujan…,

etj etj…

Keta tituj te mundeshem reportazhi në një farë menyre na e japin edhe esencen e krejt dasmes, keshtuqe erdhem në emertimin final DIMENSIONET E DASMES VATOCI-

 Islam Vatoci majtas, Nushë Vatoci djathtas, në mes me të kuqe tetë nipat e tyre gjysma e të cileve jetojnë në USA. Një foto kujtim para çiftit të ri, pra në dasmen e dajos Man.

Më ka mbetur në kujtesë që nga femijëria një varg i lahutareve të asaj kohe kur kendonin rreth oxhakut kengë kreshnikesh, kengë që krahas luftërave flisnin edhe per dasmat e tyre kreshnike: Vargu thoshte -“300 krushq na i ka bashkue…!“

Mu zgjua ky varg nga folklori sot kur midis Gjakoves historike një djalë nga Bujani i Mic Sokolit e bash kojshi i parë me kullen e Micit, një djalë me emrin Man Islam Vatoci, vëllai i vetem i pesë motrave Vatoci, vjen nga Amerika e larget ku punon e jeton dhe i mbledh më se 300 krushq në një dasem madhështore ku „nënshkruan“ martesen me çiken e Margegajve, bijen e Zhanajve e mbesen e Sinanajve të Grisë, bukuroshen Iliriana Zhana.

Na duket ndonjeherë se dasmat janë krejt njesoj: dhenderri me nusen, orkestra dhe kengetaret, kengë e valle në mes salles, mish e raki me bollek në çdo tavolinë… ose siç ka pas shkruar dikur nje shkrimtar i njohur i Kosoves „dasma si dasma, fillon në darkë dhe mbaron në mengjes“!.

Por jo! Secila ka të veçanten e saj, origjinalitetin e vet ndaj edhe krijon emocion e len mbresë te pjesmarrësit aq sa e perserisin një kohë të gjatë “si në dasmen e filanit“. E Islam Vatoci na ka bere një dasmen të tille që të gjithë do të jemi të detyruar ta kujtojme at per shumë gjatë.

Si amator i kahershem i dasmave, si pjesmarres në shumë e shumë të tilla, por edhe si gazetar në dhjetra prej tyre, të ju them të drejten lexuesve që me ndjekin, sot e pata disi me të veshtirë te gjeja titullin sa më pikant të ketij reportazhi. Pse? Jo nga varferia e titujve por nga e kunderta, nga pasuria e tyre që më vinin në mendje si kryefjalë e ketij shkrimi. Marr shkas nga kjo gjë që të ju mbaje edhe ju lexues pak kohe me permbajtjen e kesaj dasme që na zgjoj shumë labirinthe historike por dhe aktuale.

Çifti i ri VATOCI, me kostumin tradicional

Islam Vatoci eshte një personazh i njohur jo veç në Tropojë por edhe më gjerë. Shumë vite ka qenë blegtor i dalluar, shembull frymezimi deri sa arriti të meritonte edhe titullin e lartë Hero i Punës. Kam shkruar per Islamin në ato kohë dhe është pjesë e librave të botuar nga unë. Dhe gjithmonë që në rini e kam thirruar -O Islam Aga! Agë eshtë titull nderi i kohëve. Kendohet edhe tani shpesh nje kengë e rreth 140 vjeteve të shkuara kur malsoret luftuan kunder Pashë Maxharrit. “Islam Aga dirgjet sherhrit…”. E Islam Aga (Demushi) ishte njeri nga prijesit e atyre betejave. Por sot ‚ “Islam Aga i Ri“, bjen në Gjakovë jo me luftue me pushtuesit osman por per feste, per dasmen e djalit të tij të vetem, Manit. Edhe vet zgjedhja e Gjakoves per ketë dasëm ashtu si dhe shumë të tjerë nga Malsia e Gjakoves (Tropojë) e ka simboliken e vet shumë domethënese. Eshtë kjo domethenie me ngacmim historik të dhimshem kur nga Gjakova edhe te shikonim nga larg frigeshim se po na e merr kush per keq, se po bejme ndonjë gabim politik. Ky fakt me zgjoi edhe shume tituj të tjerë të mundeshem të ketij reportazhi per këtë dasem:

Ne kete salle madheshtore te GRAND OITA

…Ndarja shekullore politike eshtë e dhimshme per gjithkend por Shqiperia e Kosova e perjetuam me të rende dhe me të gjate ketë ndarje. Por brezat kufitar siç eshte edhe Tropoja e perjetuan kete ndraje thellsisht tragjikisht. Sot në ketë dasem per të cilen po flasim me rreth 400 pjesmarres ishin plot 50 burra e gra Vatoc nga Prishtina! Vatocet e Bujanit dhe ata te Prishtines jane Një por u desh koha e demokracisë që të njihen e rinjihen e te lidhen me gjakun e tyre. Veçohet ketu profesori i nderuar i Prishtines Isuf Vatoci i cili e ndoqi pemen e gjakut te brezave dhe krijoi lidhjet e domosdoshme. Profesor Isufi pershendeti në këtë dasem dhe i pati hije.

…!

Shtepia e Brahim Ozmanit (babai i Islamit), i ka zanat zafietet, pritje percjelljet. Ndaj Islami sot, dasmen e djalit, vellait të pesë motrave, ka qef dhe e realizoi „të perzier“, edhe tradicionale, edhe moderne. Kjo që po flasim tani eshte thjeshte momenti i banketit se në fakt dasma ka filluar tash tre ditë edhe në Bujan te Vatocet edhe në Margegaj te Zhanajt.

Neper dasma eshte vendi i lodrave, vendi i kengeve e valleve, kostumeve kombetare, fotografive e vidoeve të shume llojshme që sot per fat i ka në dorë gjithkush.

Ndaj edhe unë pa e munduar lexuesin do ju lë një vend më të gjere fotove te cilat në një fare menyre krijojne nje tabllo me festive se fjala e shkruar. Per ta bere foton me te afert e te kuptueshme per lexuesin (por dhe siç e kerkon rregulli gazetaresk), po ju vendosi të gjithave nga një diçiturë, pra një tekst të vogel prezentues-spjegues.

Pak testi i mesiperm, pak fotot me diçitura do ua percjellin deri diku frymemarrjen e gjere të kesaj dasme reportazhin e te ciles mund ta lexonit edhe në të pakten 7 tituj të tjerë, si psh:

Islam Aga po dirgjet shehrit…!

Djali i Heroit në Gjakoven heroike!

O ku je Krasniq-ja e Vogël,

Kur Vatocajt bashkohen në Gjakovë,

Po të mori perpara Fatmira Breçani,

Kjo nuse qysh sot është amerikane…,

Çikë Margegajsh, mbesë Grije, nuse në Bujan…,

etj etj…

Keta tituj të mundeshem reportazhi në një farë menyre na e japin edhe esencen e krejt dasmes, keshtuqë erdhem në emertimin final

DIMENSIONET E DASMES VATOCI-

Vatocajt Kosovë-Shqiperi, urojnë njeri-tjetrin me dashuri e gëzim

Islam Vatoci nuk është shumë i qetë. Tavolinë në tavolinë ai don ti takojë e ti falenderoj të gjithë. Ashtu e don adeti e burreria.Të gjithë gëzohen që erdhi kjo ditë.

Edhe mbesa e vogel e nuses e don një foto nuse me tezen e saj të dashur. Kujtim i bukur!

Bash daja i djalit, Isuf Rexhepi nga Shipshani (djathtas), sot nuk ka limite qefi as rakije

Kombinim i bukur: Kengetarja e famshme Fatmira Breçani eshte nga fshati i djalit, nga Bujani ndersa kengetari Fatos Ahmati ka ardhur nga Londra per kete dasem dhe eshte nga fshati i nuses, pra nga Margegajt. Nen drejtimin e tyre oret e dasmes sikur ti vjedhin!

Edhe Hysen Haxhia i Sinanajve të Grisë bashke me nusen e tij jane te emocionuar se percjellin mbesen, vajzen e vajzes.

Çifti të trashegohet e dasma paçim ngahera në vatrat tona shqiptare

Unë po e mbylli reportazhin e dasmes, por jo dasmen e Islam Vatocit. Edhe tani që ju po lexoni dasma vazhdon ne Bujan. Dhenderri Mani dhe nusja e tij Ilirjana edhe vetem pak dite do jene në ajrin e vendlindjes e të vendmarteses në breg te Valbones krenare në mes të Krasniqes së Malesisë së Gjakoves. Shpejt do të marrin rrugen per kontinentin e larget per Keneriket e SHBA. E besa une e di mire se e kam provuar rreth 20 vjet kurbetin se, ata do kene mallë per ne e ne shumë mallë per ata. Por nuk po e zgjatim kete teme se mos devijojme nga hareja e dasmen veç po urojme siç urojnë vet amerikanët: “I marrtë Amerika me të mirë”.

…!

Pak para se ta mbyllja kete shkrim fola në telefon me Islamin në Tropojë. Mezi degjohej nga muzika, kenga e lodrat… se dasma vazhdon aty je vet Zot, në At’Dhe’.

Nga breg-adriatiku ku jetoj duke degjuar festimet ne breg-valbonen ku jam rritur, më fektoi në mendje shkrimtari Sylejman Krasniqi me romanin Mic Sokoli kur pershkruan dasmen e Micit, e vet Mici ishte në luftë:…

…!

-Bum bum bum tupanat në Bujan,

Bam bam bam topat në Cernalevë…!

…!