Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar këngëtaren e muzikës popullore Shyhrete Behluli me “Medaljen Presidenciale të Meritave”.
Për këtë, vetë presidenti ka shkruar në Facebook:
“Këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, sot i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave. Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqipe. Me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra”, shkruan Thaçi.
Pak kohë më parë, presidenti ka dekoruar edhe këngëtaren Era Istrefi, me arsyetimin se ‘po përfaqëson dinjitetshëm Kosovën në botë’. Erës, presidenti ia kishte dhënë Medaljen, me t’u kthyer nga Rusia, ku këngëtarja performoi në finale e Kupës së Botës.