Sot mora pjesë në sesionin shkencor kushtuar klerikut të njohur, Dom Anton Kçira, organizuar nga shoqata “Trojet e Arbërit”, në hotel Metrolpol, në Gjakovë.
Në fjalën time të rastit, – thekson dr. islam Lauka, ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë, – vura në dukje se, zakonisht, shqiptarët flasin mirë për njerëzit pas vdekjes së tyre, kur edhe i vlerësojnë, i nderojnë dhe i dekorojnë. Dom Anton Kçira është ndër shqiptarët e rrallë që, në të gjallë të tij, vlerësohet kaq lart, duke iu kushtuar një verprimtari shkencore, si sesioni i sotëm.
Në botën e sotme të globalizuar, ku vlerat e popujve të vegjël janë në rrezik, ne kemi nevojë për personalitete si Dom Anton Kçira.
Kur kombet e mëdha po kthehen me fytyrë nga vetja, përse shqiptarët duhet të shohin nga të tjerët? Identiteti ynë nuk lidhet me raketat bërthamore, me intelektin artificial a zbulimet hapësinore, por me këto vlera e tradita që formësojnë qenien tonë si shqiptarë.