Rrahman Parllaku – gjenerali shekullor

   

Rrahman Parllaku – KRYETAR I OBVL
Gjenerali që sfidoi diktaturën komuniste

  • Ka lindurmë 17 prill 1919 në fshatin Novosejë-Kukës.
  • Vendbanimi – Tiranë
  • Ka mbaruar Akademinë e Lartë të Ushtrisë në ish-Bashkimin Sovjetik.
  • Ka shërbyer për 30 vjet në ushtri ku ka kryer funksione të ndryshme si: tre vjet zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë; 11 vjet zv/ministër i Mbrojtjes, etj.
  • Është dënuar nga diktatura komuniste me akuzën e sajuar si pjesëtar i të ashtuquajturit “grup puçist në ushtri” dhe ka kryer 17 vite burg politik.
  • Ka marrë pafajësinë me Vendimin e Gjykatës së Kasacionit më 20 korrik 1994.
  • Mban gradën “gjeneral-lejtnant në pension”.
  • Po ashtu gëzon titullin e lartë “Hero i Popullit”.
  • Aktualisht është Kryetar i Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (OBVL).

Qysh në moshë të re Rrahman Parllaku i bashkohet Levizjes rinore anti-fashiste të qytetit të Vlorës, meqë bashkë me të atin dhe të vëllan për shkaqe ekonomike ishin vendosur në Selenicë të Vlorës dhe me 1939 në qytetin e Vlorës.
Me 6 janar 1943 caktohet komandant i njësive guerile të qytetit të Vlorës dhe në fillim të vitit 1944 emërohet zv.Komisarë i Brigadës 8-të të Gjirokastrës.

Ka marrë pjesë aktive në LANÇ; bashkë me brigadën e -III-të kalon në Kosovë, ku pas çlirimit të Pejës me 17 nëntor 1944 emërohet Komandant i Divizionit.
Me 1946 emërohet drejtor personeli në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa në vitin 1947 gradohet me gradën Kolonel.

Në dhjetor 1947 emërohet drejtor i Drejtorisë Politike të Ushtrisë deri në prill 1948, kur u dërgua për studime në Bashkimin sovjetik, ku i mbaroi studimet e larta ushtarake pranë Akademisë së përgjithshme të ushtrisë sovjetike “K.E.Voroshillov”. Me tu kthyer në atdhe emërohet drejtor i drejtorisë për organizim-mobilizim në Ministrinë e Mbrojtjes për perudhën 1951-52, në vitet 1952-54 ishte zv.Minister e drejtor i prapavijave të Ushtrisë.
Nga viti 1954-1961 ishte zv.Ministër i Mbrojtjes për përgaditjen luftarake të Ushtrisë.
Në vitet 1961-1967 ishte komandant i forcave Ushtrako-detare;
Me 1967-1969 komisar i forcave ushtarako-detare;
1969-1970 ishte komisar i forcave ushtarako-Ajrore
Nga 1970-71 emërohet zv.Ministër i Mbrojtjes për përgaditje luftarake;
Nga 1971-74 ishte zv.Shef  i Shtabit përgjithshëm të Ushtrisë.

Gradën Gjeneral-Major e merr në vitin 1952 dhe ate të Gjeneral-Leitnantit në vitin 1964.
Për merita të veçanta në luftë i është dhënë titulli i lartë “Hero i Popullit”.
Eshtë dekoruar me 9 urdhëra e 3 medalje të luftës si dhe me tre urdhëra të shërbimit ushtarak për kontributin e dhënë në ngritjen e gadishmerisë luftarake të ushtrisë.

Ishte deputet i Kuvendit popullor në 7 legjislatura, nga viti 1945-1973;
Ishte kandidat i KQ të PKSH-së dhe nga tetori 1944 anëtar i KQ të kësaj partie.
Në vitin 1974 burgoset nga diktatura komuniste me akuzën për pjesëmarrje në të ashtuquajturin “Puç ushtarak për krimin e tradhëtisë ndaj atdheut, të sabotimit dhe agjitacionit e propagandës me rrezikëshmeri të lartë”. Në bazë të këtyre akuzave është denuar me 25 vjet heqje lirie, nga të cilat i ka vuajtur 16 vjet e tre muaj në burgun e Burrelit (16 dhjetor 1974-17 mars 1991), si pjestarë në të ashtuquajturin grup të Beqir Ballukut.

Pas daljes nga burgu iu drejtua Gjykatës së Lartë, me kërkesën për pafajësi dhe nodshta është nga të vetmit ish të burgosur politik të diktaturës që mori pafajësinë.
Qëkur u lirua gjendet në pension dhe merret me veprimtari shoqëroro-politke.
Aktualisht është kryetar i (OBVL) Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar.