Këto tre gjuhë dhe të tjerat që i përkasin dhjetëshes së gjuhëve më të folura, janë paraqitur në grafikun e mëposhtëm nga Statista:
Gjuha kineze kryeson
Nuk është për t’u çuditur që gjuha kineze kryeson në këtë renditje. Afërsisht 1.3 miliardë njerëz flasin një variacion të gjuhës kineze si gjuhën e tyre amtare. Kjo gjuhë përmban më shumë se 10 varietete; nga më të njohurit, si gjuha Mandarine, deri te më të rrallët si Pu-Xian.
Spanjishtja zë vendin e dytë – dhe nëse dini ta flisni atë, jeni pjesë e një klubi të madh prej 437 milionë personash, kryesisht në Spanjë, Amerikën Latine dhe disa zona të Shteteve të Bashkuara.
Anglishtja merr medaljen e bronzit, edhe pse flitet më gjerësisht se gjuha spanjolle apo kineze. Anglishtja flitet në 106 shtete, ndërsa gjuha kineze në 37 dhe spanjishtja në 31.
Gjuhë të vetmuara
Gjuhë të caktuara mund t’ju bëjnë të ndiheni edhe të vetmuar.
Mbi 1000 gjuhë kanë gjithsej 100 deri në 999 folës, më shumë se 300 gjuhë kanë 10 deri në 99 folës dhe 114 gjuhë kanë 9 folës ose më pak.
Këto 114 gjuhë kanë aq pak folës, saqë ato mund t’i nxërë brenda stadiumi Camp Nou i Barcelonës – 170 herë.
Burimi: World Economic Forum