Përgaditur për botim nga Sami Metalija – Tiranë
Ka qenë një njeri në historinë e njerëzimit, emri i të cilit u bë sinonim i mençurisë. Ai ishte një mbret, sundimtari legjendar Solomon, i cili e udhëhoqi me sukses kombin e tij drejt shkëlqimit, pasurisë dhe begatisë më të lartë.
Për çdo gjë ka një stinë, dhe një kohë për çdo qëllim nën qiell: një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur; një kohë për të shembur, një kohë për të ndërtuar, një kohë për të hedhur gurë dhe një kohë për të mbledhur gurë së bashku; një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur.
Edhe budallenjtë duken sikur janë të mençur, kur heshtin.
Është më mirë që të mos zotoheni, se sa të zotoheni dhe të mos paguani.
Më mirë të kesh një mik se sa të jesh vetëm. Nëse bie, miku yt mund të të ndihmojë. Por nëse bie pa pasur një mik pranë, atëherë je me të vërtetë në telashe.
Çdo grua e mençur ndërton shtëpinë e saj, por një grua budallaçkë e shkatërron me duart e veta.
Njeriu që ngushëllon fqinjin, përhap rrjetën për hapat e tij.
Kështu që, unë pashë se nuk ka asgjë më të mirë për një njeri, sesa të shijojë punën e vet, sepse kjo është pjesa e tyre. Sepse kush mund t’i bëjë ata më mirë, që të shohin se çfarë do të ndodhë pas tyre?
Lumenjtë futen në det, por deti nuk është asnjëherë plot. Më pas, uji rikthehet përsëri në lumenj dhe rrjedh përsëri në dete.
Kushdo që është i ngadaltë në zemërim, është më i fortë se të fuqishmit, dhe ai që e sundon shpirtin e tij, më shumë se ai që pushton një qytet.
Ditën e begatisë jini të gëzuar, por në ditën e fatkeqësisë mendoni: të dyja këto gjëra ekzistojnë, me qëllim që njeriu të mos zbulojë dot asgjë që do të vijë pas tij.
Një unazë floriri në kokën e derrit, është një grua e bukur që s’ka maturi.
Së pari mësoni përulësinë, më pas do të përjetoni lavdinë.
Mençuria është gjëja kryesore; Prandaj fitoni mençurinë, dhe me gjithë qenien tuaj, fitoni edhe kuptimin.
Zemërimi është i ashpër, dhe zemërimi është vërshues, por kush është në gjendje t’i bëjë ballë xhelozisë?
Kushdo që i bashkohet gjithë të gjallëve, ka shpresë.
Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha shkeljet.
Kam kuptuar se mençuria është më e mirë se marrëzia, ashtu si drita është më e mirë se errësira. Budallallëku ju lë në errësirë. Por të mençur ose të marrë, të gjithë do përfundojnë njësoj … të gjithë vdesin dhe harrohen shpejt.
Edhe në të qeshur, zemra është e trishtuar, dhe fundi i gëzimit është hidhërimi.
Krenaria shkon përpara shkatërrimit, një frymë fodulle para rënies.