Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, figura më përfaqësuese e Shqiptarëve

Sot në Zllakuqan të Klinës (25 korrik 2018):

Nga Prend Buzhala

Tribunë shkencore në shenjë Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. U mbajt në sallën e Famullisë së Zllakuqanit, si nikoqire e në organizim të Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” të Klinës. Ky Forum ka vepruar gjatë gjithë viteve ’90 (1990-1999) dhe këto ditë u riaktivizua, duke u regjistruar në Ministrinë e Pushtetit Lokal të Qeverisë së Republikës së Kosovës (drejtues i Forumit: Pal Canaj). Në hapësirat e sallës, u prezantuan dhe punime nga artet figurative kushtuar Skënderbeut, të piktorit Idriz Berisha. Simbolikisht, në rreshtin e parë u ulën disa pjesëmarrës që i kanë emrat Gjergj, Kastriot, Skënder etj. manifestimi u hap me pjesën skenike kushtuar Skënderbeut, nga aktori Ismet Krasniqi – Lala dhe i riu Loni Azemi. Këngë për Skënderbeun kënduan rapsodët Lekë e Gjokë Duhanaj.
Është manifestimi i pestë i këtij Forumi, i cili mbahet njëherë në vit me moton “Kushtrimi i Gjeçovit”, i cili më 1897 në këtë qendër lokale pati hapur shkollën e parë shqipe në këto anë.1.
Përpos kumtesave nga tetë ligjërues, kjo tribunë kishte edhe të veçantat e veta. Kështu, nga drejtues të Forumit, që e paraqiti Pal Canaj, siu këkresë e jo pak pjesëmarrësve, doli kërkesa që diku në një vend të përshtatshëm ta vendosin një bust të Skënderbeut. Kërkesa u nënshkrua nga të gjithë të pranishmit. Kërkesa dhe propozimi iu drejtua Kuvendit Komunal- Klinë dhe kryetarit të Komunës së Klinës- Zenun Elezaj, për miratim në seancën e parë të Asamblesë Komunale që do të mbahet .
Duke e drejtuar tribunën, don Pal Tunaj nga Këshilli organizativ foli për rëndësinë e këtij organizimi dhe për veprimtaritë e sivjetme që do të mbahen në disa qendra famullitare këtë vit, kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Ai prezantoi edhe librin e Prend Buzhalës që u botua këto ditë, me titullin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, arketipi i heroit nëpër kohë”.
Në emër të nikoqirit foli don Isak Dodes, që apeloi për bashkim jo vetëm kulturor brendashqiptar, por edhe për bashkim politik, sepse Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte edhe simbol i bashkimit.
Ligjëruan:
Prend BUZHLALA (“Dekalog për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun”)
Ndue DEDA (shkrimtar, studiues, publicist), Mirditë (për krijimet e traditës popullore dhe tiponomnastikln që lidhet me emrin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut)
Mr.Kastriot VESELAJ, historian, Suharekë (aspekte historike të figurës së Skënderbeut)
Don Fran SOPI, Pejë (për Gjergj Kastriotin si mbrojtës të vlerave kulturore e civilizuese evropiane e shqiptare)
Frrok KRISTAJ, Prishtinë (“Figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në veprat e Gjeçovit”)
Prof. Pal CANAJ, Klinë (kumtesë kushtuar filozofisë së kastriotizmit shqiptar)
Idriz BERISHA, piktor akademik, krijues (kumtesë kushtuar figurës së Skënderbeut në artet figurative evropiane e shqiptare)
Lekë MRIJAJ, Klinë (për Martin Segonin,arbëror nga Kosova dardane, biografi i parë i Skënderbeut)
Mikel GOJANI (për shkrimet e disa autorëve kushtuar Skënderbeut)
Dodë NDRECAJ (“Figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në letërsinë angleze”)
etj.
Këto punime, të plota, si dhe shkrime kushtuar kësaj veprimtarie, do të botohen nga ky Forum në një vëllim të veçantë.2.
Gjergj Kastrioti p- Skënderbeu, është hero kombëtar, është dhe hero i civilizimit evropian, dhe ai vjen si persoablitet që ka rëndësi për secilën kohë. Kujtesa popullore ndër shekuj e ka ruajtur emrin e tij si simbol harmonie, uniteti dhe guximi, si shenjë mbrojtëse të etnisë, të shqiptarisë. Prandaj janë krijuar nga kjo kujtesë popullore edhe gojëdhëna, tregime e këngë popullore, pa dallim feje. Madje, figura e tij, pa dallim feje, është trajtuar nga shkrimtarët e të gjitha trojeve, e jashtë tyre, si te arbëreshët e Italisë e nga të gjitha historiografitë, letërsitë e artet evropiane. Prandaj, për shkak të vizionit të tij UNIK HSITORIK, ai mbetet figura më përfaqësuese shqiptare… para të cilës përkulen kombet, shtetet, personalitetet ushtarake, intelektuale etj. Ky ishte thelbi kryesor që doli nga punimet e kësaj tribune.3.
Fjalë përshëndetëse pati nga dy përfaqësues institucionesh nga Shqipëria, si Bardhok Pulaj (shkrimtar e drejtues i arsimit në Qarkun e Lezhës) dhe Gjergj Marku, drejtor i Qendrës Kulturore – Rrëshen, Mirditë, pastaj nga Skënder Mërturi (drejtor i <Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport – Klinë ), i cili ishte i pari që e nënshkroi si pjesëmarrës i tribunës Kërkesën për vendosjen e një busti në qytetin e Klinës. Nga diaspora përshëndetën Gjergj (Bajram) Kabashi (Norvegji), Llesh Duhanaj (Zvicër), Nue Proshi (Gjermani, që njoftoi edhe për veprimtaritë e Shoqatës “Trojet e Arbrit”) etj.
Merrnin pjesë një publik prestigjioz: nga Mirdita (Shqipëri), intelektualë nga shumë vise të Kosovës, nga diaspora dhe nga Klina.
Do theksuar se organizimet e kësaj veprimtarie i përballoi vetë ky Forum, me ndihmën financiare të disa njerëzve vullnetmirë.
Në fund, pjesëmarrësit vizituan edhe ambientet memoriale të Zllakuqanit, si lapidarin memorial kushtuar hapjes së shkollës së aprë shqipe më 1897 në Zllakuqan nga At Shtjefën Gjeçovi, lapidarin kushtuar dëshmorit të UÇK-së, Kolë Mirdita, si dhe bustin e Gjeçovit (punuar nga skulptori Gani Bajraktari) te SHFMU “Shtjefën Gjeçovi”).pb

Fotografia e Prend Buzhala
Fotografia e Prend Buzhala
Fotografia e Prend Buzhala
Fotografia e Prend Buzhala
Fotografia e Prend Buzhala