FILLIMI I LËVIZJES DEMOKRATIKE NË VLORË NË VITIN 1990

„Detyra ndaj popullit dhe atdheut na futi në këtë udhë… “

Afrim JUPI

 

Nga Enver Memishaj

 

1.Pse është shkruar  ky libër.

Në dhjetor të vitit 2010, z. Vilson Haxhiraj, më lajmërojë se isha i ftuar në përvjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, e cila gjatë 20 vjetëve të fundit ka qënë pjesë e jetës sime.

Ky njoftim, më ngacmoi kujtesën, më bëri të sjell ndërmënd kohën e shkuar, kohën e lavdishme që jetoi brezi ynë, duke u bërë protogandist në ndryshimet epokale në Shqipëri.

Ky njoftim, për ne luftëtarët e vijës së parë për përmbysjen e diktaturës komuniste, ishte edhe një kënaqësi, pasi shoqëria nuk i vlerëson takime kaq të nevojëshme që shprehin kulturën e shoqërisë.

Ky njoftim, më bëri të sjell ndërmënt si më ndonjë film, ato vite të lavdishme për të cilat ne që u bëmë pjesë e përmbysjeve dhe ndryshimeve të mëdha kemi të drejtë të krenohemi.

Mirpo vura re se shumë episode dhe ngjarje të atyre viteve më ishin fshirë  nga kujtesa prandaj e pashë me vënd të bisedoj me shokët dhe miqtë e mi në Vlorë  dhe në Tiranë, por edhe këta protogandistë  të atyre ngjarjeve “ vuanin nga e njëjta smundje”  koha 20 vjeçare ua kishte fshira edhe atyre nga kujtesa ato ditë dhe vite të lvdishme. Para kësaj gjëndje e pashë si një detyrë që të hedh në letër ngjarjet dhe arritjet e atyre viteve. Kështu lindi ku shkrim.

Këto shënime nuk përbëjnë historinë  e pa kritikushme të fillimit të Lëvizjes Demokratike në Vlorë  dhe as të themelimit të Partisë Demokratike të Vlorës, por ato janë shënime, kujtime, për ç`farë kam jetuar unë me emocione të pa përsëritshme, ç`farë  kam parë dhe ç`farë kam dëgjuar për ato ditë të paharruara, ku edhe kam marrë pjesë.

2. Ç`farë ndodhte në Tiranë në muajin dhjetor 1990 ?

Periudha pesë ditore, 8 deri më 12 dhjetor 1990, është periudha që tronditi nga themelet shtetin komunist dhe e detyroi atë të pranonte pluralizmin politik. Pra Lëvizja që ndryshojë historinë e Shqipërisë, zgjati vetëm 5 ditë, nga data 8 deri më datën 12, kur faktikisht u themelua Partia Demokratike, ndërsa populli kishte vuajtur për gati 46 vjet.

Periudha 8 deri më 12 dhjetor hyri në histor, si Lëvizja Studentore me parullat: “Poshtë dinanstia”, “Edhe ne si gjith Europa”

            Në mitingun e madh të mbajtur në “Qytetin Studenti”, më 10 dhjetor 1990 dominonte kërkesa: Kërkojmë pluralizëm politik si shkalla më e lartë e demokracisë së sotme…”

Në orën 20, të datës 11 dhjetor 1990, rado televizioni shqiptar jepte një lajm që ngriti pesh zemrat e shqiptarëve: Në Shqipëri lejohej pluralizmi politik dhe se do punohej për ndërtimin e shtetit ligjor.

Zyrtarisht Partia Demokratike u themelua të nesërmen më 12 dhjetor 1990, në shtëpinë e Gramos Pashkos nga 18 profesore dhe studentë të universitetit të Tiranës:  

3.  Fillimi i lëvizjes demokratike në vlorë

Vlora u zgjua në saje të lajmeve  që vinin nga Tirana nëpërmjet radjos, televizionit por sidomos nëpërmjet studentëve vlonjatë dhe  qytetarëve që shkonin e vinin atje. Një rol të rëndësishëm luajtën edhe radjot dhe televizionet e huaja që flisnin në gjuhë shqipe apo edhe në gjuhë të huaj.

Vuajtja dhe mjerimi që kishte pllakosur qytetin e Vlorës, si gjith Shqipërinë, ishte një tokë e begatëshme ku mbiu guximi dhe trimëria për tu ngritur kundër diktaturës.

Studentët vlonjatë muarën pjesë masivisht në Lëvizjen Demokratike, dhe aktivisht, përfshi edhe vajzat, ndër të cilët përmëndim:  Mimoza Ferra, Herkole Sava, Yzeir Muço, Enela Pici, Ardi Stefa, Arjan Nika, Adrian Kollozi, P.Zeqiri, D. Shtylla etj

Janë shumë ata që sillnin lajme nga Tirana, dhe që ushtronin propogandë për të ngritur njerzit kundër regjimit diktatorial, ashtu siç po bënin studentet në Tiranë të përkrahur nga qytetarët tiranas.

Pas themelimit të Partisë Demokratike në Tiranë, vlonjat me ndjenjën e atdhetarizmit dhe intuitën e lirisë, si gjithmonë në historinë e Shqipërisë   vrapuan në Tiranë që të mos mbeteshin pas nga shtetasit e tjerë.E ndjenjin se po afrontë ndryshimi i madh se Partia e re po hapte për vëndin një epokë të re.

Atje shkuan  shumë individë.

 Alfred Ziaji, i cili duke përfituar nga miqësia me profesor Gramoz Pashkon lozi një rol aktiv në përhapjen e ideve demokratike dhe themelimin e Partisë Demokratike, në Vlorë.

 Bilal Çela tregon se: Në dhjetor të vitit 1990, unë ishja shef i financës së Kooperativës Bujqësore të Nartës. Këtë muaj, atje u hodhën  trakte  kundër diktaturës komuniste… Kjo  ngjarje më nxiti që më 20 dhjetor 1990, të shkoja në Tiranë dhe të takoja Arben Imamin, Gramos Pashkon dhe Azem Hajdarin. Ata më pyetën në se e njihja Alfred Ziajin, futbollistin e famshëm të „Flamurtarit“ ?  U përgjegja se jo vetëm e njihja por e kisha edhe fqinj, athere më dhanë një autorizim dhe më thanë të krijoja seksjonin e PD-së dhe të prisja se ata do të vinin në Vlorë për të themeluar Partinë Demokratike.

Atje shkoi edhe Aleks Tahiri zotekniku i Kooperativës Bujqësore të Mesaplikut, pasi kishte formuar seksjonin e Partisë Demokratike në krahinën e Smokthinës.

Në Tiranë ka shkuar edhe Ajeti, djali i Ventigjar Hamzarajt i dërguar për informacion nga i ati dhe Roland Tafili.

Më 21 dhjetor 1990, kanë shkuar në Tiranë edhe dy inxhinjerë të Fabrikës së Çimentos, Fatos Veipi dhe  Mario Sota të cilët kanë marrë autorizim prej Azem Hajdarit për formimin e seksjoneve të Partisë Demokratike në Vlorë.

Të dy këta inxhinjerë sapo u kthyen nga Tirana bashkëpunuan ngushtë me shokët e tyre Alfred Ziajin dhe Ferdinand Sulën, duke u bërë kështu eksponent të themelimit të Partisë Demokratike. Këta kanë bërë më pas,  që Ferdinand Sula të dilte në krye të Sindikatave të Pavarura të qytetit të Vlorës. 

            Atje shkuan edhe shumë qytetarë të tjerë vlonjat.

Nga kërkimet tona për dokuemta dhe materiale të asaj kohe të lavdishme, pasi arkivi i Partisë Demokratike u dogj, nga komunistet vlonjatë dhe Sigurimi i Shtetit, më 11 mars të vitit 1997,  mundëm të gjejmë vetëm ditarin e mbajtur nga Maksim Hitaj, teknik i mesëm mekanik, përgjegjës i ofiçinës së Ndërmarjes Shpim Kërkimit për Naftë e Gaz në Vlorë, i cili pati mirësinë me bujari të na e vërë në dispozicion.

Ndër zhvillimet e atij muaji fatlum veçojmë këto ngjarje:

Më 21 dhjetor 1990 një grup i Ndërmarjes së Shpim Kërkimit për Naftë e Gaz i përbërë prej drejtorit Afrim Jupit, shefit të planit Manol Bono, përgjegjësit të ofiçinës Maksim Hitaj, mekanikut Asllan Shakaj, me makinën që drejtohej nga shoferi Koço Ninia shkuan në Tiranë dhe në kushtet e vështira të kohës mundën të takohen me udhëheqësit e Partisë Demokratikë Azem Hajdarin e  Sali Berishën i cili ishte shprehur:

–        Ne Vlorën kemi pritur!

Vazhdojmë me ditarin.

Kështu, në Vlorë,  fillojnë të lëvizin të bisedojnë, të komentojnë dhe të fund të organizohen pothuajse në të gjitha ndërmarjet e qytetit.

Por edhe Komiteti Partisësë Punës nuk flinte, ai organizonte mbledhje me punonjësit e ndërmarjeve të ndryshme, për të sqaruar “drejtësinë” e vijës politike të Partisë së Punës dhe për të qënë vigjilent ndaj “propogandës armiqësore”, kundër sistemit socialist ! ?

Si shembull po tregojmë mbledhjen  nëNdërmarjen e Shpim Kërkimit për Naftë e Gaz:

 Kjo ndërmarje e drejtuar nga inxhinjeri Afrim Jupi ishte e para  dhe që u përfshi  tërësisht në Lëvizjen Demokratike. Afrim Jupi ishte drejtori parë dhe i vetmi në Vlorë, që  u nda prej ideologjisë komuniste dhe u vu në udhëheqie të Lëvizjes Demokratike dhe më vonë të Partisë Demokratike.

Në këtë ndërmarje, në fund të vitit 1990 kishte filluar të flitej haptazi për rrugën pa krye në të cilën e kishte futur vëndin Partia e Punës së Shqipërisë dhe Ramiz Alia.

Kjo Lëvizje u inicua dhe u udhëhoq deri në fund nga: Afrim Jupi, Manol Bono, Irma Halili   Nexhat Veipi, Asllan Shakaj, Maksim Hitaj, Vjeni Aliaj etj.

Me porosi të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë (KQPPSH), Komiteti Partisë së Punës së Vlorës organizonte takime me administratat e ndërmarjeve dhe komunistët, në grahmat e fundit për të ruajtur shpirtin komunist të mos u delte, ose siç thotë populli të mbyturit po mbaheshin për fije të kashtës.

Zëri i Ndërmarjes së Shpim Kërkimit për Nafte dhe Gaz po ndihej e dëgjohej gjithnjë e më shumë në qytetin e Vlorës, prandaj në këtë ndërmarje shkuan autoritetet më ta larta të Partisë dhe Pushtetit të Rrethit: Sekretari i parë i Komitetit të Partisë shoku Halil Hasko nga Dukati, Kryetari Komitetit Ekzekutiv KP Rrethit sh. Luan Muhameti, me dy instruktorë të besuar dhe komunistë Kujtim Sulçe dhe Spiro Lula.

Në krah të tyre qëndronin drejtori ndërmarjes inxhinjer Afrim Jupi dhe sekretari partisë Bashkim Seiti, i cili merrte informacion prej të vëllait tij ambasador dhe ua trasmentonte shokëve të tij ndërmarjes, duke kaluar edhe ky në përkrahje të Lëvizjes Demokratike.

Mbledhja ishte e zjarrtë. Të udhëhequr nga Afrim Jupi, Manol Bono dhe Maksim Hitaj, asnjë nga administrata nuk e mbrojti politikën e Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH). Të gjith kishin dhe shprehën të njëjtin mendim se politika duhej ndryshuar sa më parë.  Të shprehje në atë kohë një mendim të tillë kur mungonte absolutisht liria e fjalës ishte një heroizëm që duhet vlerësuar dhe duhen kujtuar me respekt ata nëpunës të asaj administrate.

Mbi të gjithë ushtonte zëri i të ndierës Irma Halili , bijë e një komunisti nga Gumenica e Vlorës dhe bashkëshorte e një oficeri. Ishte krijuar për të rënë në sy.  Zoti e kishte lindur këtë femër me të gjitha cilësitë që i duhen njeriut për të „mbretëruar“ E kisha takuar pak herë këtë grua të zjarrtë nëpërmjet mikut tim Manol Bono. E aftë nga ana profesionale, po punonte për të marrë doktoraturën në ekonomi, e respektuar, e gjallë, shoqe e klasit të parë, e bukur, ajo që në takimin e parë të linte mbresa të thella.   

Pse ishte e tille Zoti e mori shumë shpejt pranë vehtes, në një moshe fare të re, duke lënë në pikëllim dy fëmijët e sajë, burrin, prindrit dhe motrat. Tek shokët dhe shoqet e sajë që e njohën dhe patën fatin të punonin me të ajo la mbresa të pa shlyera.

Ajo e para dhe me guxim pyeti komunistët Halil Hasko dhe Kujtim Sulçen:

– Ç`të keqe ka që të futemi në ekonominë e tregut si gjithë Europa ?

– Ç`të keqe ka parë Amerika nga ekonomia e tregut ?

Halil Hasko dhe Kujtim Sulçja dridheshin e përdridheshin si gjarpëri  dhe në fund i vunë kapakun duke thënë: “Kjo ndërmarje paska rënë në dorë të armikut dhe kjo vajzë kërkon përmbysjen e pushtetit popullor”!

– Po, tha trimëresha shqiptare, veçse atë nuk e kërkoj vetëm unë, por i gjith populli shqiptar.

Pas Irmës, u  ngrit komunisti Thanas Vëngu, fytyrat e Halil Haskos dhe Kujtim Sulçes u gjallëruan, por u gënjyen, sepse Thanasi ua “plasi në dorë bombën” udhëheqësve të partisë.

Thanasi ishte demokrat i lindur, e kaluara e familjes dhe jeta e kishin bërë anëtar të PPSH. Njeri praktik, i guximshëm, ishte shoku dhe miku im që nga fëmijëria. Thanasi siç thotë populli, “e vuri parpara” udhëheqien e Partisë  dhe u bë promotorri asaj mbledhje të paharruar. Më vonë këtë demokrat, të paaftit e spostuan nga udhëheqia e Partisë Demokratike që do të themelohej më 29 dhjetor 1990.

Më datën 6 janar 1991, në mitingun e organizuar nga Partia Demokratike, pa i thënë njeri Thanasi mori nga shtëpia e tij një tufë pëllumba  dhe i lëshi përpara popullit në mënyrë demonstrative për të treguar idetë e Partisë Demokratike që sapo kishte lindur  dhe rrugën e paqes që do të ndiqte kjo Parti për arritjen e qëllimit.

Pas tij u ngrit Manol Bono, ekonomist i njohur, burrë i nderuar, që dinte të bisedonte shtruar me popullin duke u ulur në nivelin e tij dhe duke u bërë kështu një figurë shumë e dashur dhe nderuar nga të gjithë. Manolin e  kisha mik ja njihja mënçurine dhe guximin. Bashkë kishim kryer studimet pasuniversitare dhe bisedonim vazhdimisht për varfërinë dhe mjerimin që kishte pllakosur vëndin. Me pyetje të mënçura dhe diskutime të shkurtëra ai i vuri udhëheqësit e lartë të Partisë me shpatulla për muri.

Pastaj foli  inxhinjer Selim Kondi. Me atë gjuhën e tij prej Ezopi ai u tha udhhëheqësve të Partisë:

“Babai im në Kuç kishte 300 dhi dhe me to gjatë Luftës Antifashiste ishte në gjëndje të mbante një batalion me ushtarë. Në rast krizash e lufte ju me se do ta mbani këtë popull, se ju i kini hambarët bosh” ?!

Me të njëjtën gjuhë trimërore folën: Maksim Hitaj, Asllan Shakaj, Agron Delia, Vjeni Aliaj, Nexhat Veipi etj.

Kështu pra shumë punonjës  të kësaj  ndërmarje ju futën udhës së demokracisë  me guxim dhe nuk u tërhoqën asnjëherë, pavarësisht dallgëve të jetës. Ata mbetën demokratë të vërtetë, idealistë dhe luftëtarë.

Të gjithë këta trima inkurajoheshin nga drejtori ndërmarjes Afrim Jupi që qëndronte në tribunë me udhëheqësit e Komitetit të Partisë.

Ky burrë me mënçurinë e tij e pa fundin e turpshëm të PPSH dhe Ramiz Alisë dhe të ardhmen e Shqipërisë e parashikoi në  udhën e vërtetë të demokracive perëndimore. Me guxim ai e shndërroi ndërmarjen  që drejtonte në një qëndër të zjarrtë për përmbysjen e diktaturës komuniste. Ai nuk u tërhoq përpara kërcënimeve dhe shantazheve, me guximin e tij, me mënçurinë e tij, me autoritetin e tij, ai shumë shpejt u bë figurë qëndrore e demokratëve të Vlorës dhe ata i besuan atij udhëheqien e Partisë Demokratikë, detyrë të cilën e kreu me nder duke mbetur në historinë e qytetit të Vlorës dhe të Partisë Demokratike një emër i nderuar.

Para se të hypte në tribunën e e mitingut madhështor të 6 janarit 1991, që organizonte Partia Demokratike, atë e kishte thirrut Lavdosh Ahmetaj, Miniustër i Energjitikës dhe i kishte thënë:

– Afrim nuk të shoh dot në atë tribunë, tërhiqu!

– Edhe unë – i tha Afrimi  – nuk të shihja dot ty për 50 vjet rresht në tribunat e Enver Hoxhës.

Kështu ishte mbyllur kjo bisedë.

Sapo  zbritën nga ajo tribunë e lavdishme e takova Afrimin dhe Petrit Stefën  dhe u thashë:

– Ju kisha shokë dhe miq dhe pandehja se ju njihja, por nuk ju paskam njohur vërtet.

Se kështu ndodh në jetë, duhet prova që ta njohësh njeriun. Ndofta, një çast i vetëm në jetë provon se kush je dhe sa vlen. Për këta burra kishte mjaftuar sinjali për fillimin e Lëvizjes Demokratike që të shfaqnin vlerat e tyre atdhetare. 

–        Ne – tha Afrimi – ju futëm kësaj udhe dhe nuk do të kthehemi më pas. Ne jemi të sigurt se do ta përmbysim diktaturën, por edhe në se këta shpërthejnë në terror ne jemi të ndërgjegjshëm për të qëndruar dhe luftuar.

Në Uzinën e Sodës dhe Polivinilkloridit (PVC)

Një burrë trim, këtu, i quajtur Dashamir Frakulla, në atë kohë përgjegjës i Repartit të Elektrolizës, në gusht të vitit 1990, kishte udhëhequr të gjithë punëtorët e këtij reparti për të bërë një peticion qeverisë, me kërkesa ekonimike për rritje pagash, leje vjetore , përmirësimin e kushteve të punës etj.

 Këta punëtore  punonin në kushte jashtzakonisht të vështira, me helme dhe paguheshin si skllevër.

Për kohën, kjo ishte nje ngjarje e jashtzakonëshme, s`kishte ndodhur më parë, në të gjithë Shqipërinë dhe për Policinë Sekrete të kohës e quajtur Sigurimi i Shtetit ishte punë armiqësore sepse drejtohej kundër politikës së Partisë së Punës së Shqipërisë.

Për këtë arsye, shteti komunist u alarmua. Në Uzinin e Sodës dhe PVC erdhi vetë anëtari Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë Besnik Bekteshi, për të zbuluar “aktivitetin armiqësor” që po mundohej të zhvillonte armiku i klasës !?

Sigurimi i Shtetit u angazhua të gjente se kush ishte ideatori dhe organizatori këtij peticioni. Pas hetimeve dhe informacioneve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, që sot njihen, por mendojmë t`i bëjmë të ditur në një material tjetër,  rezultoi se ai që kishte organizuar nënshkrimin e këti peticioni “armiqësor” ishte Dashamir Frakulla, përgjegjësi i Repartit të Elektrolizës, për të cilin hapën një  proçes hetimor.

Dashamiri u thirr në hetuesi nga hetuesi komunist Lulo Imeri dhe ju bë presion mizor që të tregonte se kush fshihej pas tij dhe cilat ishin qëllimet  e vërteta të peticionit.

Ai shpëtoi për mrekulli, sepse një grua mënçur, Gjenovefa Gaba, në atë kohë prokurore, refuzoi  firmosjen e  arrestimit të tij.

*   *   *

Edhe ndërmarjet e tjera, vlonin nga idetë e reja.  Një punë të madhe bënë disa guximtarë dhe largpamës:

në Ndërmarjen Pyjore: Ëngjëll Binaj,

në Ndërmarjen e Grumbullimit: Pajtim Xhelo, Enver Memishaj, Fatmira Jakupi, Lefter Berdo, Vaso Suli,

në Ndërmarjen e Naftës: Tomorr Xhindi, Pajtim Memushi, Ëngjëll Hasimaj, Nuri Llanaj,

në Ndërmarjen e Përpunim Drurit: Kujtim Ziaji, Filip Angjeli e Qemal Hitaj,

në Parkun e Mallrave: Petrit Golemi, Edi Sofia, Aldo Deneko, Artur Gjidede   

në Ndërmarjen e Kripës: Tasim Likaj, Namik Jaho, Leka Boro, Arqile Kume, Mira Xhindi

në Parkun e Industrisë: Neki Xhuveli, Marko Marko, Pajtim Sakaj, Miranda Ciruna,

në Uzinën e Sodë PVC: Dashamir Frakulla, Dukë Abazi, Marenglen Dervishi,  dhe Ferdinand Sula, Reparti elektrik doli në pararojë.

në Fabrikën e Llampave: Vilson Haxhiraj, Llazar Basko

në Fabrikën e Çimentos: Fatos Veipi, Mario Sota

në Fabrikën e Tullave: Gafur Shameti, Piro Aliraj dhe Sabaudin Xhyheri

në Ndrëmarjen Elektrike: Agim Kadiu, Agim Meli

në Ndërmarjen Komunale: Vaso Grabovari, Bilal Hoxha, Agim Ahmetaj, Luan Memishaj

në Portin Detar: Kostandin Ndini,

në Ndërmarjen e Serave: Bastri Sofia dhe Reshat Kripa

në Fermën e Llakatundit: Petref Lameborshi, Lulëzim  Petani, Meçan Meçani, Delo Meçani

në Arsim: Agron Mema, Bajram Karabolli, Agron Shehu, Luan Shakaj, Shpëtin Xhyheri, Ymer Yzeiri, Kosta Paço, Bedri Shaska, Petrit Stefa, Banush Bani, Genc Panozaqi, Bebi Kutulla, Elidon Muka,  Dr. Sezai Bazaj, Dr. Abedin Elmazi, Dr. Tasim Likaj, Dr. Selman Lamaj

në Spitalin e Vlorës: Kristaq Pavli, Luter Nuraj, Kosta Koçi, Servet Kojdheli ,  Lefter Gjergji.

në Komitetin Ekzekutiv Adhurim Musaraj.

Në Lëvizjen Demokratike një rol të rëndësishëm luajtën të burgosurit dhe të persekutuarit politikë si Ventigjar Hamzaraj, Hysni Alimerko, Reshat Kripa, Besnik Kripa, Fari Shaska, Klito Lamaj, Dino Alemi, Astrit Xhaferi, Sefer Dauti, Pelivan Azizi, Fari Shaska,

Po kështi një rol të rëndësishëm luajtën sindikalistët si Ferdinand Sula, Dashamir Frakulla, Neki Xhuveli, Ymer Yzeiri, Kosta Paço.

Nuk pretendojmë se janë vetëm këta që vrapuan të parët në përkrahje, mbrojtje dhe aktivitet të Partisë Demokratike.

Të pyetur nga ana ime se kush qenë të parët që erdhën në PD- Afrim Jupi dhe Roland Tafili u përgjegjën njëzëri:

 “Ishin lumë njerzish dhe ne  nuk mund të veçojmë  asnjë…”

4.   Parhapja e lëvizjes demokratike në fshatra

Në Smokthinë e Mesaplik, zotekniku Aleks Tahiri, sapo mori vesh themelimin e Partisë Demokratike në Tiranë më 15 dhjetor 1990, themeloi Partinë Demokratikë në Smokthinë me dyzet anëtarë, ndërmjet të cilëve përmëndim: Elham Meçe, Viron Hoxha, Delo Sulçe, Zija Deromema, Bekim Zotaj etj.

Pas këtij veprimi, më 17 dhjetor 1990, Aleksi me listën në dorë shkoi në Tiranë dhe u takua me Azem Hajdarin, Gramos Pashkon dhe Sali Berishën, të cilëve u dorëzoi listën e anëtarëve të PD-së së Smokthinës. Ata të entuziazmuar i thanë:

– Bravo Aleks! Ne s`kemi formuar akoma seksjone në Tiranë, ndërsa  ti e paske formuar në Smokthinë.

Pasi mori programin minimal të Partisë, statutin  dhe autorizimin për formimin e seksjoneve të PD-së Aleksi u kthye në Vlorë në pritje për themelimin e Partisë Demokratikë. Ai kujton:

“ U ktheva nga Tirana me tren . Në stacionin e trenit në Vlorë më priste Pëllumb Binaj, instruktor i Komitetit PPSH.,  për Lumin e Vlorës. Më tha se duhet të paraqitesha në Komitetin e Partisë. Vajta, dhe atje  më priti sekretari Petrit Broka i cili më kërkoi shoqërisht që të mos angazhohesha me Partinë Demokratike, dhe themelimin e asaj në Vlorë. Debati zgjati afro dy orë duke u mundur të mbroja idenë time se nuk kishte  gjë të keqe që te formohej edhe një parti tjetër.

U ndamë pa u marrë vesh me njeri tjetrin…

Nga Vlora shkova në shtëpinë time në  Mesaplik dhe mora vesh se sekretari Partis së Punës, Lefter Hoxhaj, kryetar i Këshillit Popullor Dane Hoxhaj dhe kryetar i Kooperativës Pëllumb Gjonbrati kishin organizuar një mbledhje të popullit dhe kishin bërë në mungesë, demaskimin tim, publik para popullit… E kuptova se Sigurimi i Shtetit nuk flinte gjumë dhe se e kish bërë mirë dëtyrën e tij, por nuk u tërhoqa nga udha që isha nisur. Pas dy ditëve zbrita në Vlorë për themelimin e Partisë Demokratike…”  

Në Nartë, tregon Bilal Çela, ku unë punoja si shef finace ishin  hedhur trakte kundër regjimit. Erdhën ekspertë nga Tirana dhe Vlora, Lolo Ganiu e Agim Mema dhe dyshuan se këtë akt e kisha kryer unë me që kisha një vëlla të pushkatuar për motive politike.

Andrea Çulla kryetar i kooperativës më pyeti se mos i kisha hedhur unë ato trakte të cilat i mohova sepse realisht unë nuk kisha lidhje me to.

Në Pilurin e largët, majë maleve dy studentë: Kristo Çipa dhe Lorand Mërkuri së bashku me katër fshatarë të tyre: Simo Çakalli, Stefan Prifti, Vasil Lapa dhe Pilo Boçi, ditën e Krishtlindjeve më  25 dhjetor  1990, shkuan në kishën e Shënmërisë të fshatit, ende pa u hapur dhe u betuan se themelonin Prtinë Demokratike, se do t`i qëndronin besnik njeri tjetrit dhe idealeve të Partisë.

            Kështu që edhe në fshat disa njerës që mbi çdo gjë adhuronin lirinë ishin ngritur në këmbë. U dalluan:

Në Lumin e Vlorës: Aleks Tahiri, Nesht Nguci, Jeto Matani, Dule Zotaj, Reshat Jazaj, Begw Begaj

në Sevaster: Avdul Shehu, Ajen Grabova, Luan Beqiri dhe Guri Shehu,

në Vllahinë – Gorisht: Bedri Shaska, Bajram Karabolli, Fari Shaska, Abedin Boraku, Ibrahim Vasiari, Xhemal Veliu

 në Dukat e Tragjas: Neim Dano, Sheme Kondi, 

në Cerkovine e Trevëllazër: mësuesit Ëngjëll Lamaj e Beshir Aliaj

në Nartë: Filip Taço e Bilal Çela

në Selenicë: Todi Dhamaj dhe vëllezërit Caushaj nga Gorishti

në Kotë: Fatmir Hodaj,

në Vranisht: Hamit Kongjini

në Novoselë: Jorgji Hysi

në Armen: Artur Hysi, Shpresim Kasaj

në Himarë: Kristo Çipa, Anest Dhimojani, Lorand Mërkuri,

5.  Formimi i Komisjonit Nismëtar për Themelimin e Partisë Demokratike

Kështu pra, qytetarët vlonjatë u gjendën para kushteve të favorshme për të bërë një organizim politik kundër sistemit diktatorial komunist që sundonte vëndin për 46 vjet.

Pra ishin pjekur kushtet që nën shëmbullin e studentëve dhe profesorëve të Tiranës, të themelohej edhe në Vlorë   një parti politike e cila do të udhëhiqte popullin për të rrëzuar sistemin diktatorial komunist.

Pasi kishin ndjekur me vëmëndje ngjarjet që zhvilloheshin në Tiranë, pasi kishin marre informacione nga studentët dhe qytetarët që vinin nga Tirana dhe pasi kishin studjuar gjëndjen e qytetit të tyre, në Vlorë dallohen dy grupe që synojnë të dalin në krye dhe në udhëheqie të popullit:

Grupi Afrim Jupit, siç u quajt më von nga populli, që përbëhej nga: Afrim Jupi, Manol Bono, Maksim Hitaj, Irma Halili.

Grupi Roland Tafilit, sipas emërtimit që atij i vuri populli, që përbëhëj nga: Roland Tafili, Ventigjar Hamzaraj, Hasko Hoxha, Bujar Borshi.

Ekonomisti Bastri Sofia duke marrë informacione nga dy djemtë e tij studentë  pjesmarrës në Lëvizjen Studentore në Tiranë, si dhe duke marrë një vërtetim prej Aleks Tahirit për formimin e seksioneve të Partisë Demokratike, kishte filluar të bisedonte  me shokë dhe miq të tij të besuar duke i dhënë   formë një grup të  kryesur prej tij dhe që përbëhej nga Petref Lameborshi, Vasil Kushta, Veli Premtaj, Selam Mishgjoni.

Bastriu, mori kontakt me Roland Tafilin dhe Shkëlqim Alimerkon  por nuk u inkuadrua në dy grupet e para për shkak të konspiracionit që ruanin grupet  nga frika e Sigurimit të Shtetit.

Ndërmjet këtyre grupeve qëndronte Alfred Ziaji, me njohje dhe shoqëri me grupin e Roland Tafilit,  i cili me porosi nga Gramoz Pashko i bashkoi të dy grupet.

Pranë këtyre grupeve qëndronin edhe qytetarë të tjerë me intuitën dhe  dëshirën për t`u organizuar kundër regjimit, për një ndryshim të gjëndjes ku ishte katandisur populli, si Kristaq Pavli, Nestor Nepravishta, Vilson Çipi, Kreshnik Çipi, Mario Sota, Shkëlqim Alimerko, Enver Memishaj, etj. 

Këta  nuk kishin dijeni të qarta se si do arrihej përmbysja dhe ndryshimi epokal por ata dashuronin lirinë, kishin intuitën, dëshirën, vendosmërinë, guximin dhe trimërinë.

Në kushtet e terrorit komunist kur Sigurimi i Shtetit përgjonte në çdo rrugë, në çdo rrugicë, në çdo shtëpi, çdo njeri, çdo familje dhe çdo fis, veprimtaria pothuajse zhvillohej ilegalisht.

Pasi u muar vesh themelimi i Partisë Demokratike në Vlorë dhe pasi u mësua se cilët qenë ata trima, shume miq, shokë dhe të njohur të tyre u drejtuan atyre me pyetjen: Pse s`më morët edhe mua në mbledhjen themeluese ?

Ata nuk e kishin zgjeruar mbledhjen për të ruajtur konspiracionin dhe pra për të mbrojtur veten. Megjith atë këta bij të denj të Vlorës e vranë frikën, prandaj kur unë përdor fjalën guxim dhe trimëri nuk bëj asnjë hiperbol por vetëm një realitet. Të gjith ata që e jetuan atë kohë mizore e dinë fort mirë se për çdo fjalë të lëshuar pa dashje apo me shaka kundër regjimit nuk i zinte gjumi me  netë të tëra se mos shoku apo miku i spiunonte, se mos vëllait apo motrës i shkiste goja dhe përfundoje në burg. Kudo në çdo hap që hidhte njeriu në atë sistem përgjonte burgu !

*   *   *

Sipas Roland Tafilit, Ylli Borës  dhe Fari Shaskës më datën 28 dhjetor 1990, një grup i përbërë prej Ventigjar Hamzarajt, Roland Tafilit, Hasko Hoxhës, Bujar Borshit, është mbledhur për të bizetuar për themelimin e Partisë Demokratike në shtëpinë e Ventigjar Hamzarajt.

Mihal Çela,  pasi kishte biseduar me Alfred Ziajin , Kreshnik Çipin dhe Vilson Çipin, vëllezër, kishte informuar grupin e Roland Tafilit  se pritej që të bëhej një mbledhje në shtëpinë e Kujtim Ziajit, babait të Alfred Ziajit.

Pra kordinatori dy grupeve ishte Alfred Ziaji, i cili  pasi  kishte biseduar me profesorin e ekonomisë, në Tiranë, Gramos Pashko dhe kishte marrë prej tij miratimin që të vinin të deleguar nga Tirana për  formimin e Komisjonit Nismëtar për Themelimin e Partisë Demokratike, caktoi ditën e shtunë më 29 dhjetor 1990 të takoheshin në shtëpinë  e tij

“ Më datën 29 dhjetor 1990 – tregon Bilal Çela – lash të dy djemtë përpara shtëpisë së Kujtim Ziajit, fqinjit tim, që të ruanin se mos vinin “mysafirë” nga Tirana. Aty nga ora 17 djemtë më thirrën e më thanë se kishin mbritur mysafirët.

Lajmërova fqinjin tjetër Manol Bonon dhe shkova në shtëpinë e Kujtim Zijajit, babait të Alfred Ziajit, në lagjen Varrosh, Rruga „Lef Sallata“.

Autoi këtij libri, e njihte mirë çiftin e bukur Ziaji, Kujtimin dhe Irfanen pasi kishin punuar së bashku në Ndërmarjen e Përpunim Drurit, afro 10 vjet. Çifti ishte prerë për njeri tjetrin, të  bukur të dy, por bukurinë më të madhe e kishin në shpirt dhe në sjelljen e tyre. Kujtimi kishte humbur dy vëllezër, në kushte që nuk u sqaruan asnjëherë dhe për këtë ai shikohej si „armik populli“.

Karakteri dhe  shpirti tij  demokratik, prejardhja, intuita dhe guximi e futën në udhën e luftës për përmbysjen e dikaturës komuniste, prandaj ai hapi dyert e shtëpisë së tij pa mendur për pasojat që mund t`i vinin.

Ai kishte lindur në Vlorë,  më  1935, ishte marangoz i klasit të parë,  me origjinë të herëshme  nga Kardhiqi Gjirokastrës, por  ishte  bërë qytetar i nderuar i Vlorës.

Atje në shtëpinë e Kujtim Ziajit u mblodhën njëmbëdhjetë vetë:

1.  Afrim Jupi, (1943)

Nga pamja e jashtëme i ngjante shqiponjës së flamurit

Skënder Brahimaj e përshkruan me këto fjalë: „ Afrimi ishte karakterizuar nga shpirti i revoltës për drejtësi shoqërore… Kështu ai hidhet nga flaka e fontanës të pusit të naftës ku kishte punuar gjatë gjithë jetës,  në gjuhët e flakëve sociale… Pasi u zgjodh deputet ai deklaroi:“ Do të qetësohem vetëm kur ta shoh Vlorën qytet europian… për këtë do të luftoj…“

2.  Roland Tafili, (1950)

Dukej si përfaqësues i inteligjencës njerzore.

U laurua në Universitetin e Tiranës për inxhinjeri elektrike në vitin 1973. Punoi me rezultate të larta në disa ndërmarje të Vlorës. Kishte trashëguar nga Perlat Hasani, i ati rapsod popullor, fantazinë dhe intuitën e poetit, e cili e shpuri në vijën e parë të luftës për përmbysjen e diktaturës së proletariatit.

3.  Hasko Hoxha, (1950)

Nga portreti tij buronte buzëqeshja, që të kujtonte atë thënien e famshme të Rusoit se një fytyrë që nuk qesh nuk është kurrë e mirë.

Ishte inxhinjer i talentuar, qytetar shmbullor dhe mik besnik. Njeriu që luftoi vetëm për ideale dhe nuk kërkoi e nuk mori prej Partisë Demokratike asnjë post shtetëror, megjithëse ju propozuan. Hasko Hoxha mbeti shembulli se si duhet të jetë një qytetar dhe ç`farë duhet të bëjë ky qytetar për vëndin e tij.

4.  Ventigjar Hamzaraj (1923- 1999)

Ishte më i moshuar ndër 11 burrat e mbledhur në këtë shtëpi. Ishte 67 vjeç, moshë në të cilën njerzit rrinë e prehen në shtëpi, por Ventigjar Hamzaraj i përkiste një brumi tjetër, nuk mund të ishte i qetë kur Shqipëria kishte halle dhe vuante, prandaj u ndodh në të takim.

Në mes të këtyre burrave dukej si lis, tek i cili duhej të mbështeteshin shokët e tij. Si burri më i moshuar i dha pjekuri Lëvizjes Demokratike dhe qëndroi deri në fund të jetës së tij si shembull i dashurisë së lirisë dhe vëndit të tij.  

Ventigjari kreu shkollën e mesme në Metz të Francës dhe shkollën e lartë, pa mbaruar,  për Inxhinjeri Ndërtimi në Itali.

Më 1946 u dënua 30 vjet burg, nga të cilat vuajti 10 vjet. Tërë jeta e tij kali në vuajtje duke punuar si punëtor krahu. 

Është për tu shënuar episodi 10 tetorit 1997, kur Partia Demokratike ishte  shpërbërë prej terrorit komunist dhe  për ringritjen e sajë, u ngarkua  Prof. Pëllumb Çela, i  cili  mblodh më 10 tetor një aktiv të  Partisë .

Pëllumb Çela i ka treguar autrit të këtij libri: “ Ndër ata njerëz të pakët që ishin mbledhur pashë në rreshtin e parë  Ventigjar Hamzarajn, në atë kohë 74 vjeç me një pamje shumë prezentabël dhe imponuese. E takova dhe  i thashë:

–        “Paske ardhur edhe ti z. Ventigjar”

–        Po – më tha ai me bindje dhe me atë buzëqeshjen e tij aq të bukur, ne s`kemi se ku shkojmë tjetër, këtu e kemi vëndin”.

Ky ishte Ventigjar Hamzaraj, një atdhetar i vërtetë që shkoi te PD-ja sa herë ajo pati nevoj për të.

5.  Alred Ziaji (1961)

Ishte përfaqësuesi tipik i mënçurisë  dhe guximit të rinisë vlonjatë.

Ishte diplomuar në Akademinë e Sporteve, dhe në fakultetin e Drejtësisë. Futbollist i shquar i „Flamurtarit“ të Vlorës dhe i kombtares së Shqipërisë.

Pedagogia e tij, në Akademinë e Sporteve, Mimoza Pashko, në vitin 1986 e kishte njohur me bashkëshortin, pedagogun e ekonomisë  Gramos Pashko me të cilin lidhi miqësi. Bindjet e tij dhe kjo lidhje miqësore e shpunë atë në vijën e parë të Lëvizjes Demokratike. Një mik i tij, Mihal Çela, e kishte prezantuar me Ventigjar Hamzarajn, i burgosur politik, ky e prezantoi me vëllezërit Shaska, Farinë dhe Bedrinë dhe së bashku diskutonin dhe propogandonin kundër diktaturës komuniste. Më pas u bashkuan edhe me Roland Tafilin dhe Hasko Hoxhën dhe u përgatitën për themelimin e Partisë Demokratike.

Ai thotë se:  “Radjon, „Zërin e Amerikës“ e dëgjonim tek shtëpia e Ventigjar Hamzarajt dhe më pas propogandonin idetë që dëgjonim atje”.

6.  Bilal Çela, (1939)

Ishte shembulli intelektualit që di të çajë dhe të ngrihet lart edhe në diktaturë. I përkiste një familje të mirë nga Lapardhaja e Vlorës. Vëllai tij Enver Çela tentoi të arratiset jashtë shtetit. E kapën dhe e pushkatuan në moshën 28 vjeçare.

Me përmbysjen e diktaurës komuniste Bilali filloi të kërkonte varrin e të vëllait. Një grua fisnike, nëna e Maksim Hitaj, personazhit të këtij libri e kishte takuar Bilalin dhe i kishte thënë :

-Gërmoni atje në rrënjët e atij fiku dhe do të gjeni eshtart e vëllait tuaj!

Ç`kishte ndodhur? Kjo zonjë banonte prapa Degës së Punëve të Brëndshme të Vlorës. Natën kishte dëgjuar zhurmë, ishte ngritur dhe kishte parë se si e kishin pushkatuar djaloshin 28 vjeçar Enver Çela. Fisnikja të nesërmen kishte marrë një fidan fiku dhe e kishte mbjellë mbi varr për të mos u harruar…

Bilali dhe njerzit e tij, gërmuan atje, ku u tha ajo zonjë dhe gjetën eshtrat e njeriut të tyre të dashur, por për çudinë e tyre duart i kishte akoma të lidhura me tel ! ?

Shpirti liridashës dhe terrori ushtruar mbi familjen e tij e shpunë Bilal Çelën në atë takim historik.

7.  Manol Bono, (1939)

Prej tij buronte urtësia, nuk dinte të nxitohej, dinte vetëm të jepte mendime të mënçura. Ishte ekonomist i talentuar me vlerësime të larta kudo ku punoi: në industrinë e drurit, në bujqësi, në naftë etj. Nuk dinte të thoshte fjalë të tepërta. Ishte siç thonë në Labëri burrë 400 drehem.

Të kishje mik Manol Bonon do të thotë të bëheshe si ai, i drejtë, fjalë pak  dhe fisnik. Autori këtij libri kreu me Manolin studimet pas universitare dhe e njohu më mirë këtë shpirt të bukur njerzor dashuruar me lirinë, cilësi të cilat e kthyen shoqërinë në një miqësi të vërtetë.

Prania e Manolit në këtë takim ishte prania e njeriut që nuk të lë të gabosh.

8.  Aleks Tahiri, (1950)

Llafosej avash për të treguar se çdo fjalë e gdhëndëte mirë para se ta nxirrtë nga goja.

Në këtë takim historik ai përfaqësonte   fshatarsine e  vuajtur.  

Kishte lindur në Mesaplik më 1950 , zoteknik, me specializim pas universitar. Nëpunësi i  lartë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Komitetin Ekzekutiv të Vlorës.

Punonte në mes fashatarëve që vuanin, prandaj i lindi dyshimi dhe bindja për padrejtësinë e sistetimit kooperativist dhe komunist.

Mendonte se ndryshimet do të vijnë prej  intelektualëve, kështu u formua tek ai ndërgjegja e opozitarit.

Pas themelimit të  PD-së Aleksi shkoi fshat më fshat, të Lumit të Vlorës dhe  dhe krijojë atje seksjone të Partisë Demokratike.

9.  Bujar Borshi, (1948)

I përkiste një familje arsimtarësh me tradita të mira atdhetare dhe që nuk shihej me sy të mirë nga regjimi diktatorial komunist, për këtë arsye Bujari kishte mbetur me arsim të mesëm dhe punonte si teknollog në Fabrikën e Vaj Sapunit të Vlorës.

Në shkëndijat e para që shpërthyen kundër sistemit ai nuk qëndroi duar kryq, por u vu në ballë të Lëvizjes Demokratike, për përmbysjen e sistemit diktatorial komunist.

10.  Vilson Çipi, (1952)

I përket familjes së nderuar Çipi, me origjinë nga Gjirokastra por me banim të hershëm në Vlorë. Nga kjo familje kanë dalë njerës të njohur dhe të respektuar në Vlorë. Vilsoni ka kryer Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, për fizikë. Vëllai tij Kreshniku ka qënë futbollist i` shquar i “Flamurtarit” të Vlorës dhe i kombëtares së Shqipërisë dhe  në vitin 2009 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike.

Të dy vëllezërit u gjendën në ballë të Lëvizjes Demokratike dhe me autoritetin dhe ndikimin që patën në qytetin e Vlorës dhe më gjërë lozën një rol të rëndësishëm në fitoret e Partisë Demokratike.

11.  Maksim Hitaj (1949) 

Është qytetari që di të nuhatë se nga është e drejta, që di të shikojë rrafshet e ballancës shoqërore dhe të marrë drejtimin e duhur.  Kështu veproi edhe në vitin 1990.  Me arsim të mesëm, përgjegjës i ofiçinës mekanike të Ndërmarjes së Shpim Kërkimit për Naftë e Gaz.

I vendosur në bindjet e tij ai nuk u tërhoq asnjëherë nga rruga e lirisë së cilës i qe përkushtuar pavarësisht nga rreziqet e shumta që i dilnin përpara. Është i vetmi nga kjo plejadë që ka mbajtur shënime për ato ngjarje.

Maksimi nuk njihej prej grupit të Roland Tafilit dhe me arsyetimin se ishte me arsim të mesëm ai u caktua të qëndronte jashtë për të ruajtur ose nuhatur ndonjë rrezik apo sulm.

*   *    *

Nga Tirana, kishin ardhur të deleguar:

Gramos Pashko, Arben Imami Neritan Ceka i cili deklaroi se nuk ishte anëtar i PD-së, por vetëm simpatizant i sajë dhe studenti Erkole Sava.

Kishin ardhur aty me një qëllim : Themelimin e Partisë Demokratike.

*   *   *

Ishte lajmëruar për të ardhur edhe kardiologu Kristaq Pavli dhe dy tre vetë të tjerë por nuk erdhën.

Është e nevojëshme të shohim, përbërjen dhe prejardhjen e themelusve dhe të atyre që u aktivizuan në radhët e Partisë Demokratike  që ditën e nesërme të themelimit.

Të nëntë themeluesit si edhe anëtarët e PD-së të ditëve të para ishin njerës të shkolluar, sepse vetëm njerzit e shkolluar janë në gjëndje të kuptojnë domozdoshmërinë e ndryshimit, ata  kanë kohë të mendojnë për ndryshimin, ndryshe nga punëtori dhe fshatari dhe ndryshe nga teoritë komuniste që e vënë punëtorin dhe fshatarin në themel të ndryshimeve.

Edhe kushtet historiko shoqërore që  ndodhën ndryshimet epokale janë të  ndryshme nga kushtet e më parëshme që gjithashtu kanë sjellë ndryshime dhe përmbysje të mëdha.

Të parë në tërësinë e tyre të njëmbëdhjetë  këta burra formonin një mozaik të shoqërisë sonë të viteve `90, që plotësonin njeri tjetrin: Intelektualë, të persekutuar politik, përfaqësues të ish shtresave të pasura, bijë punëtorësh e fshatarësh.

  Njohuritë e tyre për një shoqëri demokratike ishin të kufizuara dhe ata mësuan duke ecur përpara. Ata nuk u treguan të egër me të kaluarën, por me intitën e tyre zgjuarsinë dhe dashurinë për Shqipërinë  mendonin në çdo hap se ç`farë duhet të bënin për të ardhmen.

*   *   *

Pasi diskutuan si të deleguarit edhe të pranishmit  edhe pse kishte mendime të kundërta si për kthimin e pronave mbrojtur nga Bujar Borshi dhe Ventigjar Hamzaraj, pavarësisht nga rezervat që patën grupet ndaj njeri tjetrit,  pranuan dhe vendosën të gjith njëzëri, themelimin e Partisë Demokratike të Vlorës.

Për këtë akt u mbajt edhe proçesverbali përkatës prej Roland Tafilit, i cili u firmos nga nëntë vetë:

Afrim Jupi,  Hasko Hoxha ,   Roland Tafili, , Ventigjar Hamzaraj,  Alred Ziaji, 

Bilal Çel, ,Manol Bono, Aleks Tahiri,  Bujar Borshi.

Kryetar i partisë u zgjodh Afrim Jupi, dhe sekretar Roland Tafili.

Proçesverbali u mbajt në tre kopjonga të cilat:

–        Një mbeti në arkivin e PD-së Vlorë, që u dogj më 11 mars  1997, kur komunistët vlonjatë i vunë zjarrin zyrave të Partisë Demokratikë të Vlorës.

–        Një  e morën të deleguarit për arkivin e PD-së në Tiranë.

–        Një, ditën e nesërme që ishte e diel, më 30 dhjetor 1990, një  grup i përbërë prej  Afrim Jupit, Roland Tafilit, Hasko Hoxhës, shkuan në  në Komitetin Ekzekutiv  të Vlorës, për të dorzuar kopjon e tretë. Atje gjetën  vetëm sekretarin e Kryetarit, sh.  Thanas Petro të cilit i dorzuan aktin e themelimit, ai brënda orës e vuri në dijeni kryetarin sh. Nedin Hoxha.

*   *    *

Pas pesë ditëve, ndërsa po përgatitej mitingu madhështor i 6 janarit 1991, u pa e nevojëshme që në kryesinë e PD-së të koptoheshin dy veta:

–        Petrit Stefa si përfaqësues i intelektualëve vlonjatë i propozuar nga Roland Tafili dhe 

–        Nexhat Veipi si përfaqësues i shoqatës atdhetare dhe kulturore “Çamëria” i propozuar nga kjo shoqatë.

Të dy këta me përkushtimin dhe autoritetin që kishin në Vlorë dhanë një ndihmesë të madhe për shtrirjen e PD-së në të gjith rrethin e Vlorës dhe  në ngritjen cilësore të punës së sajë.

Petrit Stefa, kishte lindur në vitin 1945. Ishte mësues i matematikës që njihte edhe fshatin pasi  kishte dhënë mësim në Kuç të Vlorës. Pasi refuzoi vajtjen në Kuç, punoi punëtor ndërtimi. Por Petriti u bë i njohur si sportist, fillimisht lozi vetë si basketbollist dhe më pas në vitin 1972, ai mori nga hiçi vajzat e basketbollit të “Flamurtarit” dhe i ngjiti në majat më të larta të sportit shqiptar, duke qënë trajner i tyre deri në vitin 1992. Basketbolli femrave të Vlorës deri në ditët tona ka dorën dhe mëndjen mjeshtërore të Petrit Stefës. Detyrën e trajnerit e ka ushtruar edhe në Greqi.

Në vitin 2006, ai botoi edhe një librin  Trajneri dhe filozofia e tij”, për përvojën e tij si trajner basketbolli.

Nipi tij Ardi Stefa ishte njeri ndër studentët më aktiv për përhapjen e ideve të Partisë Demokratike.

Nexhat Veipi, lindur në Vlorë më   11 dhjetor 1946, ishte  inxhinjer nafte, demokrat i lindur i aktivizuar në lëvizjen demokratike që në fillimet e sajë, i vendosur, trim dhe organizator i zoti. I kalitur në pusët e naftës dhe në burgun komunist që vuajti pa asnjë provë.

Në arritjet e Partisë Demokratike gjithnjë do të jetë dora dhe mëndja e Nexhatit, me urtësi me durim dhe me zgjuarsi ai dijti të afrojë njerzit me Partinë Demokratike. Ai ka qënë kurdoherë në udhëheqie të kësaj partie tre herë i zgjedhur në pushtetin lokal dhe në mbrojtje të idealeve të sajë.

*   *   *

Fillimisht mbledhjet e PD-së janë zhvilluar pothuajse ilegalisht në shtëpinë e Kujtim Zijait dhe më pas në shtëpinë e Ventigjar Hamzarajt në lagjen “Muradie”, pranë xhamisë monument kulture.

Mbledhje janë zhvilluar edhe në shtëpinë e Afrim Jupit, atje  janë bërë edhe takime të Sali Berishës me drejtuesit e PD-së.

Menjëherë pas themelimit të  Partisë Demokratike erdhën dhe u bënë aktiv:

Vilson Haxhiraj, Esat Hasani, Dashamir Frakulla, Filip Taço, Kristo Çipa, Lorand Mërkuri, Gafur Shameti, Ylli Bora, Bedri Shaska, Fari Shaska, Zaim Hoxha, Bastri Sofia, Enver Memishaj, Arben Golemi, Adhurim Musaraj, Ilia Vishi, Bajram Karabolli, Neshet Nguci, Kristaq Pavli, Rrapo Taho, Kreshnik Çipi, Vilson Çipi, Arqile Kume, Neki Xhuveli, Ferdinand Sula, Ëngjëll Bino, Mario Sota, Vaso Grabovari, Besnik Kripa, Reshat Kripa, Ardian Taska, Kosta Koçi, Ymer Yzeiri, Vilhelme Haxhiraj, Hajri Xhemali, Abdulla Iliazi, Agim Dule  , Zoi Bisholla, Sofika Bisholla, Sezai Bazaj, Ëngjëll Hasimaj

Alfred Ziaji, Kreshnik Çipi, Rrapo Taho dhe Koto Zilja  e kthyen të gjith skuadrën e futbollit “Flamurtari” me PD-në dhe jo vetëm me PD-në por shumë aktive dhe që u dalluan gjatë gjithë kohës.

Kur e kam pyetur Afrim Jupin dhe Roland Tafilin se cilët ishin ata qytetarë që duhet të përmënden se erdhën që të nesërmen në Partinë Demokratike të dy më janë përgjegjur:

–        Ishin lumë njerzish dhe ne s`mund të veçojmë asnjë.

Kjo pra ishte qytetaria vlonjate.

6.  Formimi i seksjoneve të partisë demokratke

Detyra  e parë  që duhej zgjidhur pas themelimit të Partisë Demokratike të Vlorës ishte themelimi i seksjoneve të Partisë Demokratike, kjo detyrë ishte shtruar edhe nga qëndra gjatë takimit që kishin bërë grupet e ndryshme. Prandaj themeluesit dhe simpatizantët e tyre shpërndanin autorizime dhe formularë për t`u plotësuar me ata që dëshëronin të ishin anëtarë të partisë së re.

Seksioni i parë i Partisë Demokratike në Vlorë.

Të nesërmen e themelimit të Partisë Demokratike në Vlorë, pra më 30 dhjetor 1990, në Ndërmarjen e Shpim Kërkimit për Naftë e Gaz  u themelua seksjoni i parë i Partisë Demokratike në këtë  ndarmarje. Në proçesverbalin e themelimit thuhet:

“ Mbajtur sot me datën 30.12.1990 mni themelimin e seksjonit të P.D.Sh. në ndarmarjen e Shpim Kërkimit Vlorë. Në mbledhje marrin pjesë shokët:   

frim Jupi, Manol Bono, Afërdita  Dervishi, Maksim Hitaj, Vjeni Aliaj, Asllan Shakaj, Nexhat Veipi, Sotiraq Ceko, Ismet Rakipi, Ylli Mërkuri, Dasho Avdullaj,

Ilia Simoni.

            Të gjithë pranojnë njëzëri statutin e Partisë Demokratike. Në këtë mbledhje të parë zgjidhet si kryetar i këtij seksjoni sh. Maksim Hitaj, me vota 100%.

            Propozim: Afrim Jupi propozon që të bëhet një takim me gjithë punonjësit e ndërmarjes për tu njohur me krijimin e seksjonit të ndërmarjes dhe për të propoganduar programin dhe statutin e Partisë Demokratike dhe për të sqaruar me grupe të ndryshme njerzish për probleme të cilat i shqetësojnë .

            Të gjithë anëtarët e seksjonit janë dakort me propozimin dhe si datë vendoset data 12.1.1991, ora 15 e 30’.

                                                                                 Mbajtësi i proçesverbalit

                                                                                       Vjeni Aliaj, dv.

Po këtë ditë, pra më 30.12.1990, Komisjoni nismëtar provizor njoftonte Drejtorinë e kësaj ndërmarje si më poshtë:

“Ju vëmë në dijeni se në mbështetje me të gjitha ligjet në fuqi në ndërmarjen tonë, sot meë datën 30.12.1990 me bazë vullnetare krijohet grupi nismëtar i Partisë Demokratike të ndërmarjes I kryesuar nga kryetari provizor Maksim Hitaj.

Përsa më sipër ju garantojmë se në zbatim të programit të kësaj partie seksjoni ynë do të jetë mbështetje e sinqertë e ndershme dhe e aftë për të bërë atë propogandë që nga anëtarët dhe simpatizantët e sajë të plotësojë detyrat e ngarkuara.

Do të zbatojme me kerrektësi gjith rregullat dhe ligjet në fuqi dhe do të luftojmë për përsosjen e tyre.

Këto ndjenja do të luftojmë t`I kultivojmë edhe tek të tjerët.

Programi I kësaj Partie është perspektiv dhe demokratik për një Shqipëri të lirë e të zhvilluar si  e gjith Europa.

Nga ana juaj kërkojmë njohjen e këtij seksjoni dhe trajtim për nevojat që do të ketë si edhe Partin e Punës së Shqipërisë mbështetur edhe në rregullore ligjet në fuqi.

Komisjoni Nismëtar Provizor  K r y e t a r i Maksim Hitaj”

Seksjoni i Partisë Demokratike të kësaj ndërmarje bëri një punë intensive dhe të frytshme bashkëpunimi paqësor me qëllim që të afroheshin sa më shumë anëtarë dhe simpatizantë. Këtë veprimtari e shohim fare qartë edhe në një thirrje të datës 12 janar 1991, pra vetëm 13 ditë pas themelimit, që ky seksjon i drejton Byrosë së Partisë Punës (PP), Organizatës së PP, gjith komunistëve, gjith organizatave të tjera politike e shoqërore  të Ndërmarjes së Shpim Kërkimit për Naftë e Gaz, Vlorë:

“Seksjoni i Partisë Demokratike të kësaj ndërmarje, krijuar kohë më parë, në mbledhjen e tij të zgjeruar të datës 12 janar 1991, midis problemeve të tjera, trajtoi edhe problemin e bashkëpunimit me ju në kordinimin e puneve për realizimin e detyrave ekonomike, në gjetjen e rrugëve të tjera për të çuar ekonominë më përpara në drejtim të forcimit të gjëndjes jo të mirë, në drejtim të realizimit të planit.

Pavarësisht nga pikëpamjet ideologjike e politike ju bëjmë thirrje me mendimin se qëllimi ynë ekonomik duhet të jetë i njëjtë, ai i pltësimit me çdo kusht i detyrave të planit.

Kjo mendojmë ne duhet të arrihet në radhë të parë duke bërë sejcili detyrat që ka në frontin e punës  ku punon, të jemi rigoroz në zbatimin e dispilinës proletare e atë teknike në punë.

Këto në radhë të parë do të arrihen kur ne të gjejmë një gjuhë të përbashkët mirëkuptimi e respekti, të dëgjojmë njeri tjetrin, të pranojmë djalogun e të zhvillojmë kontraditat konstruktive e jo atë ambicioze.

Konstatojmë aty këtu se nga komunistë të veçantë mbahet qëndrim jo i drejtë ndaj nesh, nga mos përfillje dhe mungesë respektipër ne dhe për Partinë Demokratike, duke shkuar më tej të komentohen e stërhollohen edhe biseda që nuk janë në shërbim të mirëkuptimite të bashkëpunimittonë konstruktiv.

Ne nuk jemi për një vijë të përbashkët politike, kjo i përket që sejcila Parti të ketë të vetën. Por kjo nuk do të thotë që ju,  anëtarët apo simpatizantët   e Partisë Demokratike t`i quani kundështarë interesash kombëtare, kjo do të jetë e pa falshme e tragjike. Midis nesh dhe jush nuk ka përse të ketë ndryshim të mardhënieve shoqërore dhe shtetërore kjo do të jetë gabim dhe në kundështim me interesat e përbashkëta.

Ndërmarja ndodhet në momente të rënda, kërkon punë, unitet, bashkëpunim në të gjitha fushat tekniko ekonomike. Ne nuk ju rekomandojmë të ndryshoni vijën politike, por qëndrimin ndaj nesh ashtu edhe ndaj problemeve, sepse konstatojmë që kohët e fundit nuk po merreni si më parë me këto probleme, ne kurrsesi nuk jemi bërë pengesë por u kemi ndihmuar dhe kërkojmë bashkëpunim të sinqertë.

Këtu nuk e kemi fjalën të zëvëndësojmë shtetin apo të dublojmë atë por të bëjmë detyrat tona.

Ne ju ofrojmë sinqeritet, miqësi, dashuri për njeri tjetrin, shkëmbim lulesh dhe jo grindje, bashkëpunim konkret dhe jo konspiracion të pa nevojshëm. Gjithë këto dhe shumë të tjera si këto do të jenë në interes të  tonin dhe të gjithë kombit. Miratimi me ligj i pluralizmit nuk është formal por real dhe i domozdoshëm, ai është si një foshnje që sapo ka filluar të eci dhe të gjith duhet ta mësojnë që të eci e që të kontribojë në interes të përgjithshëm  dhe jo tëmbytemi nga xhelozia se ç`farë do të na gjejë, përveç të mirave nuk ka ç`farë të na gjejë nga pluralizmi, le të shpresojmë dhe të ecim të sigurt.

Për sa më sipër unë më datën 13 janar 1991, vura në dijeni sekretarin e organizatës bazë të Partisë Punës  dhe administratën e ndërmarjes, por ende nuk kemi përgjigje se a janë dakort.

Le të presim nga kjo thirrje mbase kështu do të plotësojnë atë kërkesë të qeverisë tonë datë 15 janar 1991, e cila na bën thirrje për bashkëpunim  dhe unitet gjith partive  dhe organizatave politike e shoqërore për plotësimin e detyrave ekonomike  për vetë gjëndjen e rëndë që ndodhet vëndi në këto momente.

                                                                                       Me respekt

Për seksionin e Partisë Demokratikë  të N.Sh.K.N.G. Vlorë

Kryetari i Komisjonit Nismëtar Provizor

Vlorë , më 16 janar 1991                                                                      Maksim Hitaj  

Kemi besim se kjo thirrje do t`u bëhet e njohur gjithë komunistëve të ndërmarjes  dhe se do të jetë shumë fryet dhënëse në mardhënit tona për plotësimin e detyrave shtetërore që kërkon Atdheu. RROFTË DEMOKRACIA ! “         

*    *    *

Punonjësit e Uzinës së Sodës dhe PVC -së  qenë të dytët që formuan në Uzinën e tyre  nën drejtimin e Dashamir Frakullës, Ferdinand Sulës, Dukë Abazit, Marenglen Dervishit. Flamur Liços, Spiro Gjinit, Llambi Petos etj seksjonin e Partisë Demokratike.

Mbledhja e formimit është bërë në repartin elektrik, repart pararojë dhe njerzit vinin në mbledhje një nga një që të mos binin në sy, sepse frika ekzistonte në çdo hap që hidhnin njerzit në atë kohë.

*    *      *

Në Ndërmarjen e Grumbullim Përpunim Drithit, seksjoni u formua pas datës 6 janar 1991, nën udhëheqien e Pajtim Xhelos, Lefter Berdos dhe Fatmira Jakupi, propganduese e zjarrtë e idealeve demokratike,  Enver Memishaj, Vaso Suli, Panajot Meksi

Aktiv kanë qënë edhe Bashkim Qejvani, Tomorr Billa, Hamide Ademi, Gjenovefa Qirko, Vladimir Sopiqoti, Sezai Kofina etj

Mbledhja e parë e seksionit është bërë në zyrën e furnizin shpërndarjes.

Janë dy anëtarë të këtij seksjoni Pajtim Xhelo dhe Enver Memishaj të cilët themeluan gazetën “Zgjimi”, organin zyrtar të Partisë Demokratike.

Është për t`u dalluar puna e pa lodhur e Pajtim Xhelos, optimist, propogandues, publiçist, punëtor i pa lodhur për triumfin e idealeve demokratike, e Lefter Berdos që nuk u lodh asnjëherë duke punuar për PD-në e Panajot Meksit që nuk pushonte së foluri për PD-në edhe natën. Panajoti ishte kushëriri i Aleksandër Meksit që u bë kryeministër i Shqipërisë në vitin 1992. Bashkë me Panajot Meksin kemi takuar me adhurim Sali Berishën në Tiranë dhe nuk u ndamë asnjëherë në aktivitetet e PD-së.   

*    *    *

Në Fabrikën e Çimentos para datës 6 janar 1991, Fatos Veipi, Mario Sota, Kasëm Mahmuti , Gëzim Bani në zyrën e inxhinjerit mekanik formuan seksionin e parë të kësaj fabrike të Partisë Demokratike.

*   *    *

Bastri Sofia dhe Reshat Kripa, pas datës 15 janar 1991,  ngritën seksjonin e PD-së në Ndërmarjen e Serave të Perimeve, ku ata punonin.

*    *     *

Në shkollën “Avni Rustemi”, në Skelë, në janar, Agron Shehu, Valentina Velçani, Teuta Zilja, Duda Anagnosti formuan seksjonin e Partisë Demokratike.

*   *   *

Në shkollën “1 Maji” në skelë është dalluar Elidon Muka i cili pati aktivitet veçanërisht gjatë ngjarjeve të vitit 1997, ndihmoi, përkrahu, strehoi  dhe mbrojti sipatizantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike të ndjekur nga bandat komuniste.

Ai shoqëroi dhe mbrojti në ato ditë të vështira edhe  udhëheqësin e Partisë së Vlorës, kunatin e tij, Shpëtim Xhyherin.

*    *     *

Në fermën e Llakatundit formuan seksionin e Partisë Demokratike Thoma Bollano, shok klase në shkollën e mesme i Sali berishës, Gani Shehu, Lulëzim Petani, Reuf Muhameti, Meçan Meçani, Delo Meçani etj

*   *   *

Në fermën e Lubonjës u dallua mësuesi Kujtim Malaj i cili punoi me përkushtim dhe ngriti seksjonin e parë atje, nga fundi muajt janar 1991, i ndihmuar nga Viron Rrapi familjet Shaska dhe Ndreu që ishin të internuar në atë fermë.

*   *   *

Seksjone u ngritën edhe në fshatra.

Pas themelimit të  PD-së Aleksi shkoi fshat më fshat, të Lumit të Vlorës dhe krijojë atje seksjone të Partisë Demokratike. Ai u   mbështet:

Në Lepenicë nga Nesht Ngucit, në Brataj nga Luftar Gurit, në Tërbaç nga Neki Skëndaj, në Vranisht nga  Hamit Kongjoni, në Mesaplik nga Elham Meçe, në Ramicë nga Xhevit Zeneli, në Vajzë nga Namik Zeneli etj.

Komunistët nuk flinin gjumë. Aleksin  e kanë pritur me të shara, e kanë goditur me gurë dhe bile kanë tentuar edhe ta vrasin si në Gjorm, Brataj, Tërbaç e Bolenë.

Në Smokthinë seksjonin e kishte ngritur që në dhjetor, para themelimit të Partisë Demokratike të Vlorës Aleks Tahiri.

Në Lepenicë Neshet Nguci ngriti një nga seksjonet më të fuqishme të fshatrave që në janar 1991..

Në Tërbaç, që konsiderohej baza e komunizmit, nga fundi muajt janar 1991, seksjonin e parë e formoi Neki Skëndaj, një djalë sy patrembur që ndryshe nga fshatarët e tij e shihte të ardhmen me sytë e një qytetari europian.

            Në janar 1991, pas mitingut të 6 janarit 1991, Ibrahim Vasiari, mësues në Gërnec  formoi të parin seksjon të PD-së. Në Gërnec punoi edhe mësuesi tjetër Xhemal Veliu.

 

S h ë n i m :

I gjithë materiali dhe çdo citim tjetër për Ndërmarjen e Shpim Kërkimit, më është dhënë me bujari nga Maksim Hitaj, arkivi tij personal. 

 

F u n d

(Në foto: Enver Memishaj)