“E larguan gjyqtarin veç se ishte nga Tropoja”

"E larguan gjyqtarin veç se ishte nga Tropoja’

Për ish-kryeministrin Sali Berisha vettingu është kthyer në një gjueti shtrigash kundër gjyqtarëve e prokurorëve që janë nga veriu. I ftuar mbrëmjen  në studion e emisionit ‘Java’ në RTSH, ish-kryeministri Berisha është se sot drejtësia është kthyer 4 shekuj pas.

Pjesë nga deklaratat e Sali Berishës

Sot kemi një prokuror të përkohshëm që është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, siç thotë Freedom House.  Vetingu duhet të kishte si esencë dosjet e shqyrtuara por në të vërtetë deri tani askush nuk është marrë me dosjet.Ky është një proces gjuetie shtrigash. I thua Tom Ndrecës se të kemi kapur nipin me 0.4 gram kanabis, kur kemi presidentë që thonë se e kanë provuar kanabisin. Kjo është e turpshme.Kemi rastin e Trezhnjevës, që i thoshin nga i gjete lekët e benzinës që erdhe nga Gjermania. Arsyeja e vetme ishte se është nga Tropoja dhe nuk mund të rrinte në sistemin e drejtësisë’, është shprehur ish-kryeministrin Sali Berisha përballë gazetarëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli.