Receta e ditës/Sallatë e ftohtë me karkaleca

Përbërësit:

2 feta buke,
100 g karkaleca të qëruar
3 dl verë të bardhë
2 tufëza majdanoz
1 qitro të kuq
1 qitro të verdhë
40 g gjalpë
kripë, piper

 

Përgatitja:

Hidhni verën në një enë, shtoni majdanozin dhe lëreni të ziejë, më pas fusni karkalecat për gjysmë minuta dhe më pas kullojini dhe lërini të ftohen.

Punoni gjalpin derisa të bëhet kremoz, shtoni kripën, piperin dhe përhapeni në fetat e bukës duke i prerë në trekëndësha.

Qëroni qitrot dhe pritini në feta të holla dhe në formë trekëndëshi, përziejini me karkalecat, kripësoni pak dhe shpërndajini në fetat e bukës, më pas shërbejini.