Stone Castle …

“Vreshtat e Stone Castle dhe Veraria për ne bart një ndjenjë të veçantë të vendit tonë, historisë, traditës dhe cilësisë së bërë nga një ekip me talent të lartë që krijojnë themelet për asgjë tjetër përveç përsosmërisë. Duke pas parasyshë këtë, produktet tona do të ndihmojn në përçimin e imazhit pozitiv të Kosovës, të njerëzve tanë, potencialeve dhe aftësive.”

Hyrje në historikun e ndërmarrjes

Ndërmarrja “Stone Castle”, ish NBI Rahoveci në Rahovec, është themeluar në vitin 1953, së bashku me evoluimin e industrisë se rrushit dhe të verës në ketë regjion, e cila ka filluar pas Luftës së Dytë Botërore.

Pasi që kultivimi i rrushit dhe prodhimi i verës në rrethinën e Rahovecit dhe të Kosovës në përgjithësi daton që nga kohët e lashta ilirike e deri më sot, lashtësia e traditës në ketë lëmi, në këto regjione, vërtetohet me shumë dëshmi arkeologjike .

Kushtet klimatike, cilësia e tokës, pozita gjeografike me lartësi mbidetare 350-500m,

tradita dhe pasioni i banorëve në këtë regjion për kultivimin e hardhisë së rrushit dhe verës, kanë ndikuar që të prodhohet verë me shije të veçantë dhe cilësi të lartë.

Pra, në vitin 1953 themelohet NBI “Rahoveci”si ndërmarrje e parë shoqërore, ndërsa në vitin 1955 ngritet veraria e parë në Rahovec. Kjo ndërmarrje, ka treguar suksese afariste dhe prodhuese, duke shtuar sipërfaqe me vreshta dhe duke rritur kapacitetet teknologjike të prodhimit. Kjo traditë është vazhduar dhe përsosur, sidomos pas privatizimit. Kjo ndërmarrje ishte e njohur në tregun Evropian që nga viti 1963, ku filloi eksportin e verës së njohur Amselfelder në Gjermani, ku edhe sot, kjo verë vazhdon të eksportohet me sukses.

Kjo ndërmarrje është privatizuar në vitin 2006 nga ish NBI “Rahoveci”. Pas privatizimit emërtohet si StoneCastle.

Ndërmarrja “Stone Castle” në Rahovec është pronë e afaristit të suksesshëm amerikan me prejardhje nga Kosova, Rrustem Gecaj, i cili pas privatizimit në vitin 2006 ka bërë investime me vlerë mbi 10,000,000 $, si rezultat i të cilit janë krijuar kushte teknologjike të avancuara për prodhimin e rrushit dhe verës cilësore.

Investime janë bërë :

  • Në rivitalizimin e vreshtave ekzistuese
  • Në ngritjen e vreshtave të reja me varietete të rrushit kulminant.
  • Në teknologjinë e prodhimit të verës, duke i zëvendësuar paisjet e vjetra me të reja, që nga pranimi i rrushit e deri në finalizim
  • Në kuadro profesionale
  • Në marketing etj .

Ndërmarrja Stone Castle është e organizuar në :

  • Njësinë punuese “Vreshtaria” me 650 Ha vreshta në prodhim .
  • Njesinë punuese “Veraria “ me kapacitet rreth 30,000,000 litra .
  • Sektorin e shërbimeve të përbashkëta administrative

Kompania posedon:

  • 250 punëtorë të rregullt dhe 300 sezonal.
  • 2250 Ha toke punuese.

Prodhimi i verës në verarinë “Stone Castle”

Veraria “Stone Castle” është një ndër veraritë më të njohura dhe më moderne në Evropën Juglindore. Në këtë verari prodhohen lloje të ndryshme të verërave të bardha,,të kuqe, rose dhe pijeve të forta alkoolike.

Veraria “Stone Castle” posedon këto reparte dhe objekte ndihmëse për prodhimin e verërave dhe pijeve të forta alkoolike:

  • Reparti për prodhimin dhe ruajtjen e verërave të bardha
  • Reparti për prodhimin dhe ruajtjen e verërave të kuqe
  • Reparti për fisnikrimin dhe ruajtjen e verërave të kuqe dhe pijeve te forta alkoolike në enët e drurit nga bungu.
  • Reparti i destilerisë
  • Laboratorin
  • Sallën e degustimit
  • Mbushtoren për mbushjen dhe amballazhimin e verërave dhe pijeve të forta alkoolike
  • Depon për prodhimet e finalizuara

Veçoritë e verarisë “Stone Castle”

  • “Stone Castle”posedon varietete të llojllojshme të rrushit, në siperfaqe të mëdha të vreshtave të kultivuara
  • Veraria posedon paisje të reja teknologjike dhe të avancuara
  • Posedon enët për ruajtjen e verërave nga materiali inox dhe fuçi druri, në ambient të përshtatshëm nëntokësor, në kapacitet prej 5,000,000 litrash
  • Posedon stafin enologjik me kualifikim të lartë universitarë dhe eksperiencë të gjatë në prodhimin e verës
  • Prodhimi i verës bazohet në prodhimin bashkëkohor, duke përdorur paisjet e sistemeve ftohëse, për kontrollë të temperaturave gjatë përpunimit të rrushit dhe fermentimit alkoolik
  • Përdor mjetet bioteknologjike gjatë prodhimit të verërave

Teknologjia e prodhimit të verërave

Prodhimi i verërave të bardha

  • Vlersimi i pjekurisë fiziologjike të rrushit
  • Pranimi i rrushit në repartin e prodhimit për verërat e bardha, ku përcaktohet sasia dhe cilsia e tij.
  • Bluarja (shtrydhja ) e rrushit, ku bëhet ndarja e kokrrës nga frenjet dhe formohet pulpa
  • Presimi i pulpës së rrushit dhe ndarja e lëngut të rrushit
  • Fermentimi alkoolik i lëngut të rrushit me përdorim të mjeteve bioteknologjike dhe sistemit të ftohjes për kontrollë të temperaturës
  • Tejbartja e verës pas fermentimit alkoolik
  • Stabilizimi proteinik i verërave të bardha
  • Stabilizimi fizik i verës (kripërave tartarike )
  • Filtrimi i verës
  • Finalizimi dhe mbushja e verës në ambalazhet adekuate, konform tregut

Prodhimi i verërave të kuqe

  • Vlerësimi i pjekurisë së rrushit
  • Pranimi i rrushit në repartin për prodhimin e verës
  • Bluarja (shtrydhja e rrushit ) e bistaçeve të rrushit, ku bëhët ndarja e kokrrës nga frenjët dhe formohet pulpa e rrushit
  • Transporti i pulpës së krijuar përmes pompave deri në enët e fermentimit alkoolik
  • Fermentimi alkoolik i pulpës së rrushit të kuq me perdorim të mjeteve bioteknologjike
  • Tërheqja e verës së re dhe ndarja e bërsive
  • Fermentimi malolaktik
  • Ruajtja e verës në enët e drurit për kohën 6-18 muaj
  • Stabilizimi fizik i kripërave tartarike
  • Filtrimi i verës
  • Finalizimi dhe mbushja e verës në amballazhet adekuate, konform tregut

Shitja

I gjithë ky investim dhe kjo punë ka dhënë frytet e veta, ku shitja është në rritje dita ditës.

Stone Castle, ka primatin në tregun kosovar, ka filluar të zgjerohet me përfaqësi në Tiranë dhe është prezent në tregun Global ku shtrihet në tri kontinente. Në Evropë me shitje ne: Gjermani, Zvicër, Itali, Angli, Çeki, Kroaci, Slloveni etj, pastaj në kontinentin Afrikan, me prezencën e vet në Nigeri dhe në Kontinentin Amerikan, me prezencën e vet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Website StonceCaste: www.stonecastlewine.com