NGA KJO BOTË QË NGRITËM

Nga Besnik META – Tiranë

Këtu ku jemi, s’jemi ngulur,
Rrrënjëhedhur përjetsisht,
Vec një ditë për të të shkulur,
Koha vjen na rreh me bisht.

N’atë botën një gjuhë flitet,
Gjithë planeti nën dhe,
Edhe dielli do venitet,
Nga kjo botë që ngritëm ne.